Veliaj fiton në njësinë e Bashës
Merr të gjitha bastionet e PD-së

TIRANË - Erion Veliaj, kandidati i së majtës për bashkinë më të madhe në vend, atë të Tiranës , ka surprizuar në këto zgjedhje, teksa ka arritur të dalë fitues edhe në ato zona të cilat janë cilësuar si bastione të djathta. Veliaj ka arritur të fitojë përballë kandidatit të djathtë Halim Kosova në njësin numër 8, zona ku jeton kreu i Partisë Demokratike, por jo vetëm kaq. Rezultati në favor të tij është shfaqur edhe në 14 fshatra të Tiranës gjithashtu bastione të Partisë Demokratike banorët e të cilëve në këto zgjedhje kanë vendosur të votojnë majtas.
 
Kështu Veliaj ka dalë fitues jo vetëm në ato njësi ku qeveris edhe sot e majta, por edhe në të gjitha ato minibashki dhe komuna të tjera, që për mandate me radhë janë drejtuar nga demokratët.

Veliaj fiton në njësinë e Bashës PS: Për herë të parë fituam ne
Me 307 vota diferencë ka arritur të fitojë kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj në njësinë numër 8, kundrejt kandidatit të djathtë Halim Kosova.

Fitorja në këtë njësi e cila është edhe zona në të cilën jeton kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është cilësuar si historike pasi është  kjo njësi “cilësohej” si bastion i djathtë. Ka përfunduar procesi i numërimit të 49 kutive të kësaj KZAZ dhe nga të dhënat, Erion Veliaj mori 7637 vota, kundrejt Halim Kosovës 7330 vota. 

Me shpalljen e rezultatit deputeti socialist, Ervin Bushati nga njësia numër 8 së bashku me një grup mbështetësish tha për mediat se numërimi përfundoi për këtë njësi dhe Erion Veliaj është shpallur fitues.

Bushati u shpreh entuziast duke e cilësuar këtë fitore si historike pasi është hera e parë që e majta merr fitoren në këtë njësi që ka votuar tradicionalisht djathtas. Në zgjedhjet e vitit 20122 Edi Rama humbi me 2300 vota, ndërsa 4 vjet më pas zgjedhjet vendore në këtë zonë i fiton një kandidat i majtë.
 
Veliaj fiton edhe në Shëngjergj, prej 25 vitesh drejtonte PD
Për herë të parë pas 25 vitesh Shëngjergji që njihet si bastion i Partisë Demokratike, ka votuar kandidatin e majtë, Erion Veliaj, për kryebashkiak të Tiranës.
Veliaj ka mundur të marrë 692 vota kundrejt 674 votave të kandidati demokrat, Halim Kosova.

Po ashtu Veliaj ka mundur të marrë pas 8 vitesh qeverisje të djathtë, Petrelën, të cilën e ka fituar me 485 vota më shumë se Kosova.  Veliaj ka kthyer majtas me 300 vota më shumë edhe komunën Baldushk, e cila prej dy mandatesh drejtohej nga e djathta.
 
Veliaj ka dalë fitues edhe në Kashar, ndërsa 650 vota më shumë se kandidati i djathtë ka marrë edhe në komunën Zallbastar.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve