Tashmë Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit për bashkëpronësinë dhe ‘administratorët e pallateve’ i cili synon krijimin e një rrjeti punonjësish të përzgjedhur nga qytetarët dhe të çertifikuar nga Bashkia e Tiranës, të cilët do të gjënden pranë komunitetit për t’i dhënë zgjidhje problematikave që lindin prej bashkëpronesisë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës përmes një videomesazhi u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të bëhen pjesë e projektit për zgjedhjen e administratorëve të rinj të pallateve.
“Prej vitesh ne kemi trashëguar një sërë problematikash në pallatin tonë, në komunitetin tonë, në lagjen tonë. Bashkia e Tiranës ka një plan konkret sesi këto mund të zgjidhen.
Një punonjës i bashkisë do të vijë shumë shpejt në derën tënde për të ftuar që të jesh pjesë e vendimarrjes për administratorin e ri të pallatit. Ky administrator i ri do të kujdeset për gjithë hapësirën e përbashkët dhe do të zgjidhë shumë prej problemeve në komunitet.
Ne provat e para i kemi dhënë, por ka ardhur koha që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij ndryshimi të madh për ta sjellë Tiranën në një qytet me parametra europiane”, tha Veliaj.
Kjo iniciative mbi të gjitha siguron standardet e ruajtjes së higjenës, shëndetit publik dhe mbrojtjen kundër zjarrit, duke rritur kështu sigurinë e banoreve dhe duke vendosur standardet e munguara deri më sot.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO