Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka garantuar qytetarët që gjeli i detit që po tregtohet në kryeqyet, kryesisht në tregun e gjësë së gjallë në Baldushk, është brenda standarteve ushqimore dhe me çmime brenda nomave.
 
Ai tha se për këtë arsye tregu i Baldushkut është kthyer në furnizuesin kryesor të gjelit të detit për familjet e Tiranës në darkën e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri.
 
Veliaj tha se Bashkia sëbashku me Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit po punon për të ndëshkuar tregtarët abuzues që e shesin gjelin e detit më shtrenjt.

“Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit (AMK) po ushtron kontrolle çdo ditë, për të stabilizuar çmimet dhe për të ndëshkuar spekulantët. Ndaj u bëj thirrje qytetarëve, mos i ushqeni spekulantët, duke mbikonsumuar. Blini aq sa ju duhen, duke mos i lënë shans që të abuzojnë me çmimet dhe të ekzagjerojnë fitimin e tyre në këto ditë. AMK-ja do të jetë në krye të detyrës për të ndëshkuar çdo spekulant, por ama edhe qytetarët duhet të përgjigjen, të jenë konsumatorë inteligjentë, të mos mbiblejnë, duke e ditur që dyqanet sërish do të hapen”, u shpreh Veliaj.

[gallery]20256[/gallery]

Gjithashtu kryebashkiaku tha se Agjensina e Mbrojtjes së Konsumatorit garanton të gjithë konsumatorët për sigurinë ushqimore të konsumimit të Gjelit të Detit nëpërmjet ceritifikatave veterinare. 

“Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit garanton të gjitha certifikimet veterinare. Ndaj do t’i ftoja të gjithë qytetarët që në ditët në vijim, për të gjithë ata që preferojnë që gjelin ta blejnë të gjallë, të mos kërkojnë të bëjnë pazar në rrugët e qytetit. U bëj thirrje qytetarëve që të përfitojnë nga fakti që këtu garantojmë cilësinë, garantojmë ekonominë vendase dhe kemi të gjithë veterinerët dhe stafin e AMK-së për të siguruar që çdo gjë është me higjenë dhe e certifikuar”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje qytetarëve të konsumojnë produkte të zonës, ku përpos cilësisë , të kontribuojnë dhë në rritjen e ekonomisë lokale duke ndihmuar fermerët që merren gjithë vitin me rritjen e gjelit duke kryer kështu një akt patriotik.

Redaksia Online
M.D/Shqiptarja.com