Veliaj gjen sozinë e Luiz Ejllit në Petrelë, këngëtari ia kthen live: Lali Eri vetëm një ban nana, ja që Luiz paska dy

Kryebashkaiku Erion Veliaj ka publikuar në rrjete sociale një video tepër pikante. Gjatë inspektimit të punimeve të rrugës së re në Petrelë, Veliaj është takuar me “sozinë” e Luiz Ejllit.

Në fakt Aldo është inxhinieri i rrugës dhe përveç ngjashmërisë së madhe fizike aq sa ka ngatërruar dhe banorët e lagjes në jo pak raste, ka të përbashkët dhe origjinën me këngëtarin.

Kryebashkiaku Veliaj telefon live Luizin i cili ishte rrugës për në Kosovë duke e prezantuar me “binjakun” e tij.

“Luiz, ç’kemi plako! Jam në Petrelë, edhe kam takuar sozinë tënde duke inspektuar një rrugë këtu në Petrelë. E ka emrin Aldo, është shkodran. Edhe Aldon sot e ka ngatërruar gjithë lagjja duke thënë: “U ka ardhur Luizi të bëjë rrugë me Lali Erin!” Paç fatin e Luzit i thonë kësaj! Lali ju duam shumë, shpresoj që martesa po shkon fjollë! Presim lajme të reja kur t’i keni. Se ne bëjmë edhe certifikatë lindjeje, ne bëjmë edhe bonus bebi, edhe të gjitha këto gjërat e tjera. Kështu që të duam fort dhe mbaje mend edhe në Petrelë të duan, sepse mendojnë që ke bërë rrugën këtu”, i thotë Veliaj.

Sigurisht nuk mungoi dhe përgjigja e këngëtarit Luiz Ejlli, i cili njihet për batutat e tij origjinale. “O Lali, edhe unë për zotin tani rrugës për Kosovë po shikoja për sozi për ty, por nuk ka, nuk ka. Lali Eri vetëm një ban nana. Ja që qenka një Luiz i dytë, domethënë. Atij Aldos thuaji, kur të mbarosh punët me rrugët thuaj, hajde pak në Tiranë se më duhesh, se s’po mundem t’i bëj të tëra gjërat vetëm, ta çoj diku tjetër. Ta çoj në koncerte dhe unë të iki në studio”, u shpreh Luiz Ejlli.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • era: 20/07/2023 09:22

    Nje mashtrues te pa pare bene nona, u shofte fara e ketij mashtuesi ordiner.

    Përgjigju
  • Aqifi: 19/07/2023 18:35

    Lali Eri vetem nje bir curve bo nena!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033