Veliaj: Halli i Lulit dhe i Monës për të shtuar shtëpitë në bregdet apo Tiranë, PS fiton se u shërben me përulësi njerëzve

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet i bindur se Partia Socialiste do ta fitojë edhe një tjetër mandat qeverisës, pasi është e vetmja forcë që u shërben njerëzve me përulësi. Duke folur nga zona e Freskut, kryebashkiaku, njëherësh edhe drejtues politik i PS për Tiranën, theksoi se ndryshe nga PD-ja, që e ka hallin te listat e kandidatëve për deputetë, socialistët flasin për listat e punëve.

“Njerëzit nuk kanë nevojë për gangsterë dhe arrogantë, për njerëz që flasin si të fortë, që i kap euforia e pushtetit. Arsyeja pse PS-ja vazhdon të fitojë është sepse iu shërbejmë njerëzve me përulësi. Themi sa shtëpi të njerëzve hallexhinj që i humbën gjatë tërmetit do bëjmë sot? Kurse ata mendoja sa shtëpi dhe vila do shtojnë në bregdet apo tek kodrat e Tiranës. Kush prej demokratëve dhe atyre të LSI-së thonë Luli dhe Monika, o zot na jep fuqi që të ndihmojmë njerëzit sot? Njerëzve duhet t’ua shpjegojmë këtë. Edhe ata flasin për lista, edhe ne flasim për lista. Por ne flasim për listat e sa familjeve do ndihmojmë me shtëpitë e reja, me pagesat e dëmshpërblimeve të tërmetit”, deklaroi Veliaj.

Ai shtoi se opozita nuk ka asnjë alternativë për shqiptarët, pasi ata e kanë provuar kur e kishin pushtetin dhe nuk bënë asnjë punë. “Nëse do vinte ndonjë ofertë më e mirë se ne, nëse do vinin njerëz që nuk i njohim, që në CV-në e tyre nuk mbaron lista e punëve që kanë bërë, atëherë hallall e paçin, se nuk mund të jemi gjithmonë në qeveri. Por, kur ti shikon se kush po theret për listat e tyre, njerëz që ti i ke provuar në Ministri të Rendit dhe vranë 4 veta me plumba në mish, njerëz që i ke provuar si kryeministër dhe hodhën në erë një fshat të tërë dhe lanë gjithë ato familje të gjymtuara, njerëz që i ke provuar në ministri të Jashtme dhe falën detin, është tradhti! Njerëz që i ke provuar në Bashki, iu ngeci sahati dhe dy vjet nuk u dukën në Bashki; pra njerëz që kanë alergji nga njerëzit, ndërkohë që ne jemi komplet tjetër. Ne shohim tek çdo njeri potencial për të komunikuar, për të ecur përpara”, tha kryebashkiaku. 

Veliaj nënvizoi se mandati i tretë për PS-në është një kërkesë për të vazhduar punët e mira të nisura dhe për t’u shërbyer njerëzve.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shukriu: 25/10/2020 23:57

    1mln ashtu do merni o i ndershmi o i omli si qershi ...

    Përgjigju
  • Goni: 24/10/2020 18:38

    Nuk do i kejojme o erion ,,asnje vote nuk do i japim pd dhe lsi...

    Përgjigju
  • Vicidoli: 24/10/2020 16:52

    Vec Fkamur Noki e ben Tiranen me lulzue ju e shkatrruat ai ka me i dhan jete e qytetari katundareve te Tiranes. Kena me pshtu me te ne krye

    Përgjigju
    • Robshi: 24/10/2020 18:09

      T'emen e s'emes ereeee.... qy esht per popullt ... duket nga hundt qe esht i sinqertt...

  • biert: 24/10/2020 14:56

    shif kush flet keta qe sdihet sa nderteae ngrihen perdite ne tirane, ju shofte rraca o hajdut te ndyre

    Përgjigju
  • Ori: 24/10/2020 14:41

    PS u sherben Tiranes dhe jugut...vetem atyre qe e kan votuar.Qeveria ka mbyll cdo investim.ne veri per hakmarrje polike.Fondi shqiptar i zhvillimit ka.orjentuar gjitha fondet ne projektet e jugut.Nuk mendoj se do fitoj vetem me jugun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja