Veliaj i dhuron 'Kullën e Sahatit'/ Aktorja italiane, Ornella Muti: Në Tiranë shoh një ndryshim rrënjësor, është e mrekullueshme

 Aktorja ikonë e kinemasë italiane, shumë e njohur nga publiku shqiptar, Ornella Muti ka zhvilluar një vizitë në Tiranë.  Gjatë një takimi të zhvilluar me kryebashkiakun Veliaj ajo është shprehur se Tirana dhe Shqipëria kanë pësuar një ndryshim të madh.

 “Kam disa miq shqiptarë, të cilët më kishin thënë se kryebashkiaku juaj është shumë i veçantë. Tani mendoj se je vërtet i tillë, prandaj jam shumë e kënaqur që takoj një kryebashkiak si ju, plot ide të mrekullueshme. Herën e parë që kam ardhur në Tiranë kam qëndruar shumë pak, por tani shoh se qyteti ka pësuar një ndryshim rrënjësor. Po ashtu, edhe Shqipëria ka bërë një përparim të dukshëm. Kjo më duket diçka e mrekullueshme. Ju e meritoni, pas gjithë atyre viteve të vështira”, tha aktorja Muti.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dhuroi aktores simbolin e kryeqytetit, “Kullën e Sahatit”.

Veliaj i shprehu mirënjohjen asaj, për kontributin në kinematografi dhe për emocionet që i ka dhuruar të gjithë shqiptarëve, sidomos para viteve ‘90.

 “Kjo është Ora e Tiranës, të cilën po jua dhuroj. Është kilometri zero i Shqipërisë. Të gjitha distancat maten nga Ora e Tiranës. Dhurata më e çmuar që mund të të bëjë dikush është koha - koha që kemi jetuar, koha kur krijojmë miqësi, koha kur rritemi. Jua dhuroj edhe në kujtim të një kohe kur unë isha ende fëmijë, kur ne shqiptarët bënim marifetet me antenat të krijuara vetë, vetëm për të parë filmat tuaj. Të falënderoj për të gjitha kujtimet e bukura”, tha Veliaj.

 Gjatë vizitës së saj, aktorja e njohur vizitoi disa nga pikat më tërheqëse të kryeqytetit dhe u njoh më nga afër me ndryshimet në Tiranë.

1608822898_Sequence03.00014711.Still017.jpg

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Afrimi: 26/12/2020 02:05

    ORNELA BREDH NGA TI TEKET,,POR E KA LENE VENDIN E SAJ ITALINE NE RREGULL,,DHE BEN XHIRO NEPER BOTE,,PO KY GOMARI YNE PSE QESH,,APO KETIJ KUNGULLIT TE BERATIT I DUKET TIRANA SI ITALIA VETEM SE TAKON ARTISTE NGA JASHTE,,,E KE SHKATARRUAR TIRANEN MOR PIS NJERI ME PALLATE PA PLAN ,;E URBANISTIKE,,ASNJE LULISHTE APO FUSHE FUTBOLLI APO BASKETBOLLI NUK NDERTON..NUK JE TI ERION NE VENDIN E DUHUR,,NJE PERSON QE KA BERE VETEM NJE KURS NE AMERIKE PER MAREDHENIE NDERKOMBETARE NUK MJND TE BEHEJ KRYETAR BASHKIE,,,SHTO PASTAJ QE KE QENE NJE VARFANJAK QE KE SHITUR FIQ,,MERRET ME MEND QE JE FUTUR NE POLITIKE PER TE BERE NDONJE LEK..E JO PER TA BERE TIRANEN EUROPIANE,,PERGJIGJEN DO E MARRESH NE ZGJEDHJET E ARDHSME...

    Përgjigju
  • Zifti: 25/12/2020 02:00

    1)e cove ndonje xhiro me biciklete andej nga zonat informale te shikoje bukurite e Tiranes mo? 2)masken ku e ke ti lali Eri apo sdo te besonin shoket qe vertet ishe ti ne foto me Mutin?

    Përgjigju
  • tironci: 24/12/2020 16:57

    po ca sahati i dhe asaj mos plere , ate qe e zune me kulle 22 kate,.kushedi sa lek ke dhone vec ta sjellin ne zyre ate plake vec per reklame qe je njeri i mire .... thuj asaj te vij te jetoje ketu e ta shofi ndryshimin rrenjesor qe e ka pa nga avioni ajo

    Përgjigju
    • Futja kot: 24/12/2020 18:29

      Na mbyten shpellaret o trap!!!!

  • sapa: 24/12/2020 16:54

    Keta kryebashkiaket hajdute te shqiperise jane bere si pronare te ketij vendi!Njerez te neveritshem qe duan vetem te duken dhe nuk dine fare cfare eshte modestia.

    Përgjigju
  • redi: 24/12/2020 16:52

    Ornela Muti dhe filmi gruaja me e bikur do mbeten emblema te kinemase me te bukur utaluane para viteve 90

    Përgjigju
  • Pse: 24/12/2020 14:26

    Po pse nuk ja dhe bashke me kullen nga pas o zdromsi i qelbur.

    Përgjigju
  • Taulant: 24/12/2020 14:22

    Te lumte Erion qe e promovon kaq bukur Tiranen dhe Shqiperine duke ia larguar shqiptareve stereotipet qe u qendrojne si hije te zeza ne koke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës