Një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi pagesat për 3 mijë familje, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmeti, sot kryebashkiaku Erion Veliaj i dorëzoi çelsat e shtëpisë një familje në Zall Herr, që u dëmtua nga tërmeti i shtatorit.
Shtëpinë e re të familjes Rrushi e hapi djali i vogël i kësaj familje, ndërsa kryebashkiaku Veliaj tha se pa kaluar 10 muaj nga tërmeti i shtatorit dhe pothuajse të gjitha familjet, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i shtatorit, kanë marrë zgjidhje
“Kaluan 10 vite nga përmbytjet në Shkodër dhe banorët nuk i morën dot lekët nga qeveria e mëparshme. Ndërkohë, sot jemi dita me natën. Për më pak se 10 muaj mbyllëm të gjitha shtëpitë e shtatorit. Na dhëntë Zoti kohë të mirë, vullnet, zemër të madhe, që gjatë gjithë verës të punojmë non-stop. Kur qytetarët të ikin me pushime, të rikuperojmë edhe një pjesë të madhe të shtëpive të nëntorit dhe sa më shumë familje të futen në banesë para datës 26 nëntor. Më pas do fillojmë me pallatet, që sigurisht do marrin pak më shumë kohë”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.
Veliaj u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që u ka dalë emri në listën me 3 mijë familje, që të paraqiten tek njësitë administrative apo në postë për të tërhequr çekun me para.
“Dua të ftoj qytetarët që u ka dalë emri në listë, të paraqiten tek njësitë administrative ose në postë për të tërhequr çekun. Besoj se do vijojmë me këtë ritëm nga 3000 e nga 3000, deri sa të kemi mbi 10 mijë familje që do marrin pagesën cash për apartamentet dhe shtëpitë e dëmtuara në Tiranë. Janë mbi 800 shtëpi, ku çdo javë, nga 200 e 200, do lidhim kontratat me kompanitë për rindërtimin e tyre”, tha Veliaj.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.3%
-
Pak
9.9%
-
Aspak
73.8%
Vota total: 141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Ambasadori italian mbyll misionin 5-vjeçar, Veliaj e nderon me ‘Çelësin e Qytetit’: Misionar i afrimit të Shqipërisë me Italinë! Bucci: Lidhje të veçantë
19 Janar, 12:08
-
Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e ‘5 Majit’: I vendosur t’i çoj punët deri në fund
18 Janar, 12:02
-
Veliaj:Tiranës do i shtohen edhe 10 shkolla të reja, subvencionojmë çerdhet dhe kopshtet si asnjë vend tjetër në rajon
17 Janar, 15:18
-
SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës
17 Janar, 13:32
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Udhëtojnë me abone falas, Veliaj: Do të bëjmë Kartën e Pensionistit, si atë të Studentit
15 Janar, 15:27
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
300 pemë të reja i shtohen parkut të Liqenit të Farkës, Veliaj: Investimet e bashkisë kanë rritur vlerën e pronës
14 Janar, 14:55
-
Protestat te Bashkia, Veliaj-opozitës: Atyre nuk u numërohen vilat! Ia kam kushtuar jetën Tiranës, 2025 viti i reformave
11 Janar, 13:44
Stop show off klyshi I RILINDJES ketu Jane Me Mira njerez qe Kane humbur shtepite dhe jane rrugeve te pa shprese
Përgjigju