“Nëse ne do vazhdonim me ritmin e atyre, do të duheshin 120 vite. Nuk mund të vazhdohej kështu me rritmin e breshkës se asnjë nuk mendon se jeton njeri 120 vite. Ne do tiu japim prioritet atyre që janë gjallë e ndërsa do të vazhdojmë me gjithë këstete tjera. Kemi disbursuar 2.5 milion dollarë. Po bisedojmë me Ministrin e Financave dhe vitin tjetër do të rrisim fondin. Me ju është abuzuar politiksht. Një nga grevat organizohej nga njerëz që s’kishin bërë asnjë ditë burg dhe kishte marrë dy këste. Unë e ndjeva detyre të flisja me ju nuk dilnit e bërtisnit dhe për të tepër nuk keni marrë asnjë këst”, tha ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj.
Gjithashtu ai prezantoi edhe drejtorin e ri të Institutit të ish të përndrejkurve, Bilal Kola. Ky i fundit tha se po realizohet premtimet elektorale dhe ka marrë mbështetje të madhe nga qeveria për të zgjidhur këtë çështje.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)