Rithemelimi protestë te bashkia, Veliaj: E bënë Shkëlzeni e Argita për hall të Saliut! Tu lësh bashkinë këtyre, e hedhin në erë siç bënë me Gërdecin

Rithemelimi protestë te bashkia, Veliaj: E bënë Shkëlzeni e Argita për hall të Saliut! Tu lësh bashkinë këtyre, e hedhin në erë siç bënë me Gërdecin

Erion Veliaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar protestën e sotme të opozitës, të drejtuar nga Argita Berisha dhe Ilir Meta, para Bashkisë së Tiranës, duke u shprehur se ky qytet nuk mund të lihet në duart e Shkëlzenit dhe Argitës sepse ata do ta hedhin në erë, njësoj siç bënë me Gërdecin.

Veliaj tha se qytetarët nuk i kanë harruar ende ‘97 dhe Piramidat, ndërsa nënvizoi se Shkëlzeni dhe Argita nuk vijnë dot kurrë në pushtet nga vota e qytetarëve. 

“Kur shikoj që protestën e drejton Argita me Shkëlzenin, përballë Bashkisë së Tiranës, për diçka që është ende në hetim, ku ende nuk është bërë seanca e parë në gjykatë, dhe kur mendoj se pinjollët e familjes që i kanë shkaktuar më shumë të zeza këtij vendi, që kanë veshur më shumë gra me të zeza, duke filluar nga Piramidat, te vëllavrasja e 97-s, te 21 Janari dhe Gërdeci… Argita me Shkëlzenin thonë: “Ikni ju të vijmë ne”! Me vota nuk bëhet fjalë fare të vijnë dhe as nuk kanë për të ardhur ndonjëherë. Pra, t’i lësh Bashkinë e Tiranës Shkëlzenit dhe Argitës, ata ta hedhin në erë siç bënë me Gërdecin. Kanë shumë kurajo që dalin, teksa vetë janë të paditur në SPAK, vetë janë me masa sigurie, vetë thërrasin: “Lironi babin”. kanë kurajo për një gjë, se hetimi nuk ka përfunduar ende, ne duhet ta shohim në gjykatë nëse do të provohet ose pretendimi i prokurorisë, ose pafajësia e ish-kolegëve tanë. Por, ta dëgjosh këtë nga goja e Argitës dhe Shkëlzenit, që vranë njerez, dhe të thuash “të lëmë bashkinë që të vijnë ta hedhin në erë si Gërdecin”, kjo është ku thërret qameti. Kjo është t’ia fyesh inteligjencën njerëzve në mënyrë spektakolare”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj komentoi edhe daljen e Ilir Metës në protestën para Bashkisë së Tiranës. Ai theksoi se qytetarët ende nuk i kanë harruar bëmat e familjes Meta, duke filluar nga Krraba te blloku 700 mijë euro. Veliaj tha se Meta me Monikën përfaqësojnë një parti private.

“Kur shikon që aty bashkohet Ilir Meta me Monikën dhe thonë: Ikni ju të vijmë ne! Ilir Meta nuk shkon dot as deri në Krrabë. E kuptoj që ka marrë malet, por në sensin që akoma nuk harrohen bëmat e tij, akoma nuk harrohet blloku i Ilir Metës.'- tha Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:08
Veliaj me administratorët e njësive: Do të shtojmë ritmin për punët e mira në Tiranë! Nëse Argita, Zeni, Iliri mendojnë se do t’ia ulin kokën kësaj skuadre, i kanë bërë hesapet gabim

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me administratorët e Njësive Administrative të kryeqytetit, të cilëve u kërkoi të shtojnë ritmin e punës, për të bërë edhe më shumë projekte të mira për Tiranën. Ai tha se kush bën shumë punë, sulmohet edhe më shumë, por vuri theksin te vendosmëria e tij për të çuar punët përpara në Tiranë dhe për të qenë sa më transparent.

Kryebashkiaku u shpreh se ndihet krenar që institucioni që ai drejton ka bërë 1001 punë, e ka bërë Tiranën kryeqytetin e Rinisë, Kryeqytetin e Sportit, kurse vitin tjetër Kryeqytetin Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut. Ndërsa, ai theksoi se nga puna e bërë në Tiranë, ku sot qyteti është më i pastër, më i ndriçuar, me super shkolla, kopshte çerdhe të reja, e ku është rritur ndjeshëm vlera e pronës dhe numri i turistëve, kanë përfituar të gjithë, edhe ata që janë kundër dhe protestuan sot.

“Dua që të gjithë ta mbajmë kokën lart, të ecim me vendosmëri përpara! Kolegëve tanë iu uroj shumë kurajë dhe shumë vërtetësi për të sqaruar të gjitha këto problematika. Por, qyteti duhet të ecë përpara! Ky qytet ka 1000 kantiere të hapura. Ne duhet të mbarojmë urgjent pallatet në Kombinat, lotin e parë me 150 apartamente, lotin e dytë me 200 të tjera, që të strehojmë 350 familjet e para. Ju kujtohet njerëzve Kombinati, kur Ilir Meta me Monikën, para se të kërcenin sot para Bashkisë dhe të bënin paralele aty, bënin paralele me jetën e njerëzve në Kombinat? Na futën në gjyqe pa fund, vetëm që mos të bëheshin ato pallate. Por tani që pallatet po mbarojnë, duhet ta kuptojnë që janë për njerëzit”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se sulmet mediatike të dirigjuara nga politika vetëm sa ia kanë shtuar vendosmërinë për të bërë më shumë punë të mira për Tiranën.

“Dua ta dini këtë: Këto sulme dhe diarre mediatike e politike më kanë dhënë vendosmëri, por dua të them se edhe më i poshtri i këtyre që protestuan sot është më i pasur sepse jeton në Tiranë. Gjithë këta ‘mitingashët’ sot, edhe Argita me shtëpitë e saj, edhe Zeni, edhe Monika, edhe Iliri, edhe Bardhi, edhe vilat e Nokës, edhe ky dhëndri ynë, janë më të pasur sepse jetojnë në një qytet të cilit i është rritur vlera e pronës. Ata shajnë përditë dhe vetëm pasurohen duke sharë, sepse jetojnë në një qytet që pastrohet, vizitohet, që ka shumë turizëm, që ka shumë më shumë reputacion, një qytet shumë herë më të pastër dhe të ndriçuar, me super-shkolla, kopshte dhe çerdhe, dhe sigurisht rritet vlera e pronës kudo që punohet. Këta janë bërë të pasur vetëm duke sharë, këta rrijnë dhe pasurohen për qytetin që pastrojmë ne, ndërtojmë ne, ndriçojmë ne dhe e bëjmë ne të funksionojë. Në këtë sens, e kam shumë të rëndësishme që, jo vetëm që mos ulet ritmi, përkundrazi, të shtohet ritmi edhe në Bashki. Sigurisht, do të super-shtohet ritmi edhe në angazhimin tim politik. Ne do të kemi një fitore spektakolare në Tiranë. Nëse këta mendojnë se do t’ia ulin kokën kësaj skuadre, i kanë bërë hesapet gabim”, u shpreh Veliaj.

Ora 18:56
'Fsheh vila 700 mijë euro në Gjirin e Lazit', Veliaj risjell akuzat e Gaz Bardhit për Flamur Nokën: Herën e fundit që u takuan, pështynin njëri-tjetrin duke treguar vilat

1712336668_veliaj.jpg

Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka u shfaqën sot bashkë në një protestë para Bashkisë së Tiranës, e cila u duk se dirigjohej Argita Berisha. Gjatë një takimi me administratorët e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj risolli në vëmendje akuzat e pak javëve më parë, kur Gazmend Bardhi akuzonte Flamur Nokën për lidhje me oligarkët dhe fshehje të vilës 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit.

“Ka punë që kanë nevojë edhe të shpjegohen, siç është rasti për t’i shpjeguar edhe përpara drejtësisë. Por, ta dëgjosh këtë nga Gaz Bardhi dhe Flamur Noka… Flamur Noka me një fjalor me 13 fjalë e gjysmë, vetëm hungërin në Parlament, hungërin në rrugë. Është një njeri që nuk di të artikulojë dot një fjali korrekte nga fillimi deri në fund. Dhe ti thua, t’i lësh Flamur Nokës Bashkinë e Tiranës!? Gaz Bardhi i thoshte publikisht: “Ti bleve vilë 700 mijë euro” dhe pastaj këtë e zgjodhën kryetar. Pra, sa më shumë shpif, këta të zgjedhin kryetarin e tyre. Gaz Bardhi, pasi i poshtëroi të gjithë, Saliut i tha je “babi i Zenit”, por pastaj thanë: “Ky që na poshtëroi të gjithëve, ky që na shau, ky që na paditi, këtë do bëjmë kryetar, se ky është më i miri ndër nesh”. I shikoja të dy bashkë sot dhe m’u kujtua hera e fundit që i pashë përballë, pështynin njëri-tjetrin, duke treguar vilat që kishin marrë nga bizneset. Sot flasin këta për transparence!?”, deklaroi Veliaj.

Ora 18:55
Veliaj: Ilir Meta nuk shkon dot as në Krrabë, nuk i harron njeri bëmat e tij; Ata janë një parti private që janë gati ta shqyejnë qytetin

1712336688_veliaj.jpg

Kryebashkiaku Erion Veliaj komentoi edhe daljen e Ilir Metës në protestën para Bashkisë së Tiranës. Ai theksoi se qytetarët ende nuk i kanë harruar bëmat e familjes Meta, duke filluar nga Krraba te blloku 700 mijë euro. Veliaj tha se Meta me Monikën përfaqësojnë një parti private.

“Kur shikon që aty bashkohet Ilir Meta me Monikën dhe thonë: Ikni ju të vijmë ne! Ilir Meta nuk shkon dot as deri në Krrabë. E kuptoj që ka marrë malet, por në sensin që akoma nuk harrohen bëmat e tij, akoma nuk harrohet blloku i Ilir Metës. Ajo është një parti private familjare, imagjino t’i lësh Ilir Metës Qytetin në duar. Me gjendjen e rënduar mendore që është tani, imagjino çfarë i bën Tiranës ai. Ai dy paralele të Bashkisë preku te Lapidari dhe i shkatërroi. Imagjino t’i lësh Ilir Metës dhe Monikës qytetin! Që ta bëjnë rrush e kumbulla. Këta janë njerëz që kanë pirgje me akuza mbi kokë dhe kanë guximin të thonë: Ikni ju të vijmë ne! Janë njerëz që janë rrahur sistematikisht në çdo betejë”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se bashkia është institucioni që ka bërë punë të shkëlqyera për qytetin. “Bashkia është një institucion që ka bërë punë të shkëlqyera dhe ia ka ngritur kokën qytetit. Edhe sot te Panairi i Turizmit, njerëzit thoshin: Tirana, Tirana, Tirana është kryefjala e gjithë Ballkanit. Sigurisht, në 10 mijë punë, ka punë që ka nevojë të analizohet, ka edhe punë që ka nevojë të përmirësohen”, theksoi më tej Veliaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/04/2024 03:49

    Qytet me i paster,me i vizituar,me me shume shkolla e kopshte,me i ndricuar,me i famshem,por gjithashtu dhe me i betonizuari e me i shtrenjti per te jetuar.Me uje vetem disa ore,pa ashensore shumica e pallateve te bera me pune vullnetare dhe me cmime shitje sikur eshte S.Franchisko!

    Përgjigju
  • Arben: 05/04/2024 22:29

    Me mire te vjedhin Erioni se Berisha! Te pakten Erioni eshte qytetar. Vjedh me stil e bukur. Mendon edhe per hallet e popullit. Kurse Saliu eshte harbut! Mendon vec per vete!

    Përgjigju
  • Kobi: 05/04/2024 22:21

    Ka te drejt Lali, imagjono me mar Tironen mullah saliun, me salih lushen e hajdarët e tjere zagarë si e shqyen

    Përgjigju
  • Dodi: 05/04/2024 20:45

    5D=pese drejtoret... Jane bere me keq se estrada e Ballshit. Mgjt, nuk do vonoje shume dhe gjasat jane qe kete mini Rame bandit, tja hedhin hekurat ne zyre! E njesoj per vete kryebanditin qe madje edhe zhderrehet neper hotelet qe jane produkti i pastrimit te aktivitetit kriminal te organizuar te "5-D".

    Përgjigju
  • Linda: 05/04/2024 18:33

    Dhe hajdut trafikant Iliri ishte ne protest si mundet te jete akoma jasht mureve te drejtesis?? Shpresojm dhe bashkautorja e Shkelzenit dhe Ardites Sude Jorida Tabaku te paraqitet ne Spak se dhe dosja Elbasanit gati eshte!! Do vazhdoj drejtesia rrugen qe ka nisur pa kthim mbrapa !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik