Veliaj ironizon Këlliçin dhe kujton premtimet e Bashës: Tirana s'ka parë hajër as nga tramet imagjinarë, as nga këto historitë e shportave falas në fushatë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar premtimet e Belind Këlliçit që do të garojë përballë tij në zgjedhjet e 14 majit. Veliaj e krahason me Bashën, i cili mes planeve për infrastrukturë kishte edhe tramvajin ndërsa Belind Këlliçi në planin e tij ka transportin publik falas për të gjithë qytetarët e Tiranës.

“Unë nuk besoj se Tirana ka parë hajër as nga tramet imagjinarë, as nga këto historitë e shportave falas në fushatë. Tirana ka parë hajër kur ka pasur punë, kur ka pasur përqendrim për t’i bashkuar njerëzit. Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë dhe nuk i vëmë stërkëmbësha njëri-tjetrit, ne bëjmë gjëra të mrekullueshme”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku që prezantoi ekipin garues tha se po punojnë fort për të fituar edhe 14 majit. Po ashtu  deklaroi se Kryesia rikonfirmoi kandidimin e kryetarëve aktualë në bashkitë e qarkut të Tiranës.

“Kemi konfirmuar kandidatët për Qarkun e Tiranës - është qarku më i madh, me 700 mijë votues. Tirana ka vajtur me 62 kandidate. Me përqendrimin e popullsisë Tirana do të ketë gjithmonë e më shumë zë, edhe me ndryshimin e mandateve në 2025, kështu që kemi marrë disa vendime jo vetëm për të fituar 14 Majin, por për të menduar edhe për fitoren e radhës.

Në bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla do të vazhdojë të ketë përkrahjen tonë. Bashkia e Rrogozhinës është transformuar totalisht. Me Redjan Krajlin do të vazhdojmë në Kavajë, duam të vijojmë investimet aty. Në Vorë, ne bëmë një eksperiment, provuam Blerim Sherën në zgjedhjet e parakohshme. Ka qenë një eksperiment që ka dalë me sukses. Duam që Vora të mos jetë një vend tranzit, por një destinacion. Do vazhdojmë me Rakip Sulin në Kamëz. Kamza, ndoshta ka pasur transformimin më të madh. Unë e di që e mira nuk ka fund, por këto janë vërtet ditët më të mira të qarkut tonë. Kamza nuk ka qenë kurrë më mirë, nuk ka qenë kurrë më e pastër, nuk ka pasur kurrë kaq shumë shkolla të bëra në të njëjtën kohë, qëkur u kthye nga një periferi e Tiranës, në qytetin e 5 ose të 6-të në Republikën e Shqipërisë. Rakipi ka bërë një punë të jashtëzakonshme në një zonë që, duhet ta pranojmë, nuk ka qenë një zonë e majtë. Sondazhet janë jashtëzakonisht premtuese, besoj që kësaj here, jo si në 2019-tën, por me një garë të mirëfilltë, do luftojmë për fitoren e Rakipit”, deklaroi Veliaj.

Sa i takon listës për këshilltarë bashkiakë, Veliaj tha se do ketë prurje të reja nga fusha akademike.

“Këshillat Bashkiake do te respektojne balancën gjinore. Kemi bërë një shartim të disa rrymave, që përfaqësojnë shoqërinë e Tiranës, edhe të disa krahinave. Sigurisht, Tirana tani është mozaiku që përfaqëson gjithë Shqipërinë. Kemi disa prurje të reja nga bota akademike dhe kemi një kryesisht një fokus tek juristët dhe financierët, duke qenë se Këshilli Bashkiak do të duhet të marre vendime të rëndësishme për vazhdimësinë e punëve në Tiranë. Kemi disa projekte madhore që duam të kalojmë: Stadiumin e ri ‘Selman Stermasi’, Pallatin e ri të sportit “Asllan Rusi”, dy hangarë që e kanë tejkaluar moshën e tyre dhe duhet që t’i bëjmë të reja. Do të thotë që do të bëjmë disa procedura ligjore dhe skema financiare për të bërë këto investime”, tha Veliaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gucja: 27/03/2023 08:28

    ka pare hajer nga ty mor prostitute mashkull ! MALLKUAR QOFSH NE BREZA PER KETE KATANDI KU E KE CU TIRANEN !!!

    Përgjigju
  • janos: 26/03/2023 11:36

    tirana para 1990 kishte shume parqe dhe fusha futbolli...sot ti erion veliaj keto fusha e lulishte i betonove me pallate,,,te vrafte zoti,,te hongshin qente,,,,sot nenat me kalamajte e vegjel nuk kane ku te kalojne nje ore ne ajer te paster....e e bere qytetin te pajetueshem,,,asnje vote per kete maskara,,,,,ne 14 maj,,,votoni per endri shabanin...kandidat i pavarur....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja