Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj u ndal sot, gjatë punimeve të konferencës me temë “Shqipëria dhe modeli social europian”, te 5 reformat e rëndësishme sociale që janë ndërmarrë në vend.
Në takim ishin të pranishëm gjashtë nga institucionet më prestigjoze të mendimit publik në Shqipëri, të cilët u mblodhën për të bërë bashkë një analizë të modelit social.
Veliaj gjatë fjalës së tij u ndal në pikat kryesore, që sipas tij, janë lajme të mira për modelin social që Shqipëria aplikon, të huazuara nga modelet e Bashkimit Europian.
“Së pari zgjedhjet e 2013 ishin zgjedhje ideologjike, pasi për herë të parë folëm për përplasje ideologjike dhe jo për inate të së kaluarës politike. Për herë të parë folëm për sistemin e taksave që ne duam. Duam një taksë të sheshtë që mbrohet nga e djathta apo duam një taksë progresive që u evokua nga e majta. Nuk dua të hyj tek meritat e secilit prej propozimeve, por është më në fund një lajm i mirë që kandidimet dhe zgjedhjet politike po bëhen në bazë të ndasive të mëdha ideologjike , të majtës dhe të djathtës që ka pasur Europa sot”, u shpreh ministri Veliaj.

Ndërkaq, ai foli për 5 reforma në modelin social, reforma e pensioneve, reforma e tregut të punës, reforma e arsimit profesional, reforma e pagesës sociale dhe reforma në çështjen e të përndjekurve politikë.
Sipas tij, para se të ndërmerreshin reformat u vendos së pari dialog midis biznesit, sindikatave dhe qeverisë. “Për herë të parë Shqipëria është pjesë e Bordit të Guvernatorit të Organizatës Botërore të Punës. Këshilli i Punës luajti rol vendimtar në ndërmarrjen e këtyre reformave”, nënvizoi ai
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com