Veliaj jep shpërblimin e punonjësve të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës, ja kategoritë që përfitojnë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj
Bashkia e Tiranës ka nisur shpërndarjen e shpërblimeve me rastin e festave të fundvitit për 4635 punonjës.
Në zbatim të urdhrit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të jenë disa kategori që do të përfitojnë, ku përfshihen punonjësit e shërbimeve të sistemit mbështetës. Shpërblimi do të jetë në masën prej 15,000 lekësh për punonjësit me klasë I-XIII për Bashkinë e Tiranës dhe institucionet e varësisë.
Më konkretikisht, punonjësit që do të përfitojnë janë:
- Punonjësit e shërbimeve, magazinës, shoferët dhe mirëmbajtjes në Bashkinë e Tiranës dhe Njësitë Administrative;
- Zjarrfikësit;
- Punonjësit e shërbimeve të qendrave sociale;
- Punonjësit e shërbimeve të Çerdheve dhe Kopshteve
- Punonjësit e shërbimeve të pastrimit dhe gjelbërimit;
- Punonjësit e shërbimeve të ndriçimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve;
- Punonjësit e mirëmbajtjes së objekteve publike
- Punonjësit e shërbimeve të Parqeve dhe Kopshtit Zoologjik
- Punonjësit e shërbimeve të parkingjeve;
- Punojësit e shërbimeve funeraleve;
- Punonjësit e shërbimeve të muzemeve vendore;
- Punonjësit e shërbimeve të konvikteve;
- Punonjësit e shërbimeve të shkollës speciale “Luigj Gurakuqi”;
- Punonjësit e shërbimeve të klubve sportive;
- Punonjësit e shërbimeve të Agjencisë së Rinisië dhe Mirëqenies Sociale;
- Punonjësit e shërbimeve të Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit;
- Punonjësit e shërbimeve të Galerisë së Artit;
- Punonjësit e shërbimeve të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit;
- Punonjësit e shërbimeve të Tatimeve dhe Taskave Vendore.
- Punonjesit e policisë bashkiake;
- Punonjësit e shërbimeve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit
- Punonjësit e shërbimeve të agjencisë së tregjeve.
- Punonjësit e shërbimeve të qendrës kulturore e agjencisë kreative
Shpërblimi për të gjithë këta punonjësit e shërbimeve të Bashkisë u lajmërua nga Kryetari Veliaj në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
“Ata janë heronjtë e heshtur të qytetit, këtu përfshihen pastruesit, ata që merren me mirëmbajtje, sepse do të duam që për mbi 4360 punonjës, ne të kishim një mundësi për t’iu dhënë një pagë shtesë, ose një asistencë shtesë financiare për vitin e ri”, njoftoi Veliaj në këtë mbledhje.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.7%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1635
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gripi i shpendëve, vatër në Zall-Herr të Tiranës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Morëm masat, u karantinua zona
28 Dhjetor, 19:56
-
Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars
28 Dhjetor, 18:34
-
“Jam i qetë dhe i vendosur”, Rama komenton në VOA punën e SPAK dhe rastin e Veliajt: Hetimi s’e bën fajtor! Gjyqet s’bëhen në media
28 Dhjetor, 18:20
-
Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, 4.7 km vargu i makinave! 1 orë pritje në radhë
28 Dhjetor, 17:46
-
Tiranë/ Porosiste online telefona, kur vinin pakot pranë banesës kërcënonte me thikë dorëzuesin dhe nuk paguante paratë! Arrestohet 32-vjeçari, kishte masë 'arrest shtëpie'
28 Dhjetor, 15:14
-
'I tha se u arratis'/ Veliaj i përgjigjet Berishës: O Sali, o kërmë! Po shkoj në SHBA për takime s'jam Non Grata, as legen si ti! Pis burrë
28 Dhjetor, 14:37
-
Tiranë/ Makina përplas këmbësorin afër vijave të bardha tek 'Rruga e Kavajës', humb jetën në spital! Arrestohet shoferi
28 Dhjetor, 11:36
-
Ilir Yzeiri: Drejtësia si regjim, rasti Veliaj
28 Dhjetor, 11:20
-
Tiranë, pensionistët nisin marrjen e abonesë falas
28 Dhjetor, 10:59
-
Sekuestrohen pronat e Elton Arkaxhiut, i dënuari në Francë për trafik droge, pronar i kafe 'Rio' e qendres 'SPA' tek 'Myslym Shyri' në Tiranë
28 Dhjetor, 10:18
-
Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin
27 Dhjetor, 21:59
-
Namir Lapardhaja: Shënime nga Çmendina!
27 Dhjetor, 18:40
Ore vetëm Gjoba makinash dinë të vendosin, dru me pre ,edhe janë më shumë se Policia e Shtetit,e paguhen nga Taksat e Qytetarëve,më shumë se të parët?!
PërgjigjuNga xhepi?
Përgjigju