Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj kallëzoi për shpërdorim detyre në Prokurorinë e Tiranës drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo. Kallëzimi i dorëzuar nga avokati Plarent Ndreca, lidhet me transferimin e Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në Fier, me një urdhër të 28 tetorit, që u quajt sekret shtetëror të cilin kryebashkiaku ende nuk e ka njohur.
Veliaj thotë se transferimi është kryer në mënyrë të paligjshme, jo vetëm pa u njohur me urdhrin përkatës, por edhe pa iu komunikuar arsyet ligjore që justifikonin këtë vendimmarrje. Sipas pretendimeve të tij, përgjegjësia penale për këtë veprim bie mbi drejtoreshën e Burgjeve, e cila ka firmosur urdhrin e transferimit.
Erion Veliaj mbahej në paraburgimin e Durrësit që prej 10 shkurtit 2025, kur u arrestua nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen që lidhet me Bashkinë e Tiranës.
Më 28 tetor 2026, ai u transferua drejt IEVP Fier me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Lëvizja u kundërshtua menjëherë nga kryebashkiaku, i cili deklaroi se nuk ishte informuar paraprakisht për destinacionin dhe as për arsyet e transferimit.
Në një reagim publik, Veliaj e cilësoi këtë veprim si një transferim politik dhe pretendoi se mënyra e realizimit të tij cenonte të drejtat ligjore të një personi në paraburgim.
Më herët për transferimin e beftë, Veliaj përmes një letre akuzoi kryeministrin Edi Rama. Qytetari i parë i Tiranës thotë se ministri i drejtësisë Toni Gogu në vizitën e tij i kërkoi në emër të Ramës të heqë dorë nga Bashkia e Tiranës dhe t’ia lërë atë Arbër Hajdarit, duke e kërcënuar me 100 vite burg nëse nuk pranon. Ministri konfirmoi takimin me Veliajn, por mohoi akuzat.
-
Si morre nuk e ke i lyetur të uruarin.Herë tjetër pyeteni.
Përgjigju











Komente
Komento