Sali Berisha ka komentuar marrëdhëniet Rama-Veliaj duke thënë se ka një betejë mes tyre, por balancat janë drejt kryebashkiakut. Sipas Berishës, ai nuk pret konfirmimin e Ramës për të kandidatuar sërish për bashkinë e Tiranës, por ndodh e kundërta.
“Ju e shihni që Rama është në 2 hetime ndërkombëtare dhe kjo është e vërteta. Njëri nuk di për fatin e tij, tjetri është në vazhdim e sipër. Në këtë mes nuk besoj atë që Rama konfirmoi Veliaj. Veliaj jo presion por e vërteta është që mbetet Rama të konfirmohet nga Veliaj. Ju garantoj që ajo çka ndodhi dhe u konsiderua si betejë kundër Veliajt, Veliaj e ktheu në betejë kundër Ramës”, tha Berisha.
Ndër të tjera, Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të regjistrohen masivisht.
“Një thirrje vëllazërore për të gjithë shqiptarë e Luginës së Preshevës, Bujanovcit, Medvegjës, dhe të gjithë shqiptarëve në Serbi, të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë që po bën kjo republikë, një regjistrim problematik dhe ka bërë gjithçka Vuçiç me politikat që ka ndjekur të zvogëlojë artificialisht popullatën shqiptare në trevat e veta mijëvjeçare në Luginën e Preshevës.
Format e përdorura nga serbo-madhi Vuçiç për të ç’regjistruar banorët e këtyre komunave nga trojet e tyre shekullore janë unikë në botë. Njëra prej të cilave, mjafton që portieri të trokasë në derë dhe të mos e hapë kush, ajo familje ç’regjistrohej. Edhe dhjetëra forma të tjera. Kjo idiosinkrasi që ultranacionalistët serbë dëshmojnë ndaj shqiptarëve, ky racizëm primitiv duhet të marrë vetëm një përgjigje; regjistrimin masiv të të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, në Serbi apo në Europë e SHBA, pranë vatrave të tyre familjare si banorë të fshatrave të Luginës së Preshevës. Aty ata kanë qenë në shekuj dhe aty do të jenë, duke rezistuar natyrisht programeve të egra shpopulluese të serbomadhisë.
Edhe njëherë thirrja ime është të regjistrohet çdo shqiptar, me origjinë, ose i lindur në komunat e Luginës së Preshevës, kudo që ndodhen”, tha Berisha.
Jashtë Kuvendit, Sali Berisha komentoi takimet e Lulzim Bashës duke thënë se gjithcka duhet të bëjë është transparenca për fondet ruse.
“I vetmi koment që kam për Lulzim Bashën, të bëjë transparent problemin e fondeve ruse. Kjo është shumë serioze. E them në mënyrë të vendosur. Nuk kam komunikuar po komisioni i auditit do t’i japë të drejtën të shpjegojë këtë akt akuzë të rëndë pasi është e faktuar se nuk ka patur lidhje me asnjë institucion të PD. Mendoj se është e domosdoshme që të sqarojë këtë akuzë të përsëritur tashmë”, tha Berisha.
Ndër të tjera përsëriti thirrjen për protesta të fuqishme, por pa dhënë një datë.
“Ne po ecim në shumë plane. Njëri është plani i protestave të fuqishme kundër Edi Ramës. Ky nuk është i vetmi. Plani i dytë është plani i primareve dhe standardeve, plani i tretë është ai i angazhimit maksimal të shoqërisë”, tha Berisha.
Sali Berisha ka komentuar zgjedhjet lokale 2023 duke thënë se po vijon diskutimet me aleatët. Teksa u shpreh se e mbështet mendimin e kandidatit të përbashkët, por duhen gjetur format më të përshtatshme për të mundur Ramën. Sipas tij, aleatët janë i gjithë spektri politik i djathtë, parti parlamentare dhe jo parlamentare.
“Opozita nuk i emëron siç i emëron Edi Rama, por do ti zgjedhë nga qytetarët. Ne miratuam në një mbledhje dy ditë më parë procedurën e përzgjedhjes së kandidateve nëpërmjet primareve, qytetarëve. Shënuam një hap jashtëzakonisht të madh përpara, duke njohur të drejtën e simpatizantëve për të votuar për kandidatin që duan. Pra sjellim në këto zgjedhje një risi thelbësore në interesin më të mirë të qytetarëve dhe demokracisë.
Ne nuk ka i cakton as droga, as partia shtet, as krimi. Ne kandidatët na i caktojnë qytetarët. Ne po vazhdojmë konsultimet me aleatët, të përcaktojmë këto 2-3 ditë format e daljes. Ka mendime për të dalë me kandidatë të përbashkët dhe unë e mbështes këtë mendim. Por ne jemi të hapur me aleatët tanë të gjejmë format më të përshtatshme të një gare të suksesshme. Aleatët janë i gjithë spektri politik i djathtë, parti parlamentare dhe jo parlamentare. Do kemi koalicion të gjerë”, tha Berisha.
Te gjithe politikanet e Shqiperise jeni maskarenj pa dyshim por ti je me i felliquri nga te gjithe ske as turp as nder je nje cope bajge gomari e thate qe nuk ka snje lloj vlere te qr o antishqiptar i lindur
PërgjigjuBetwj mes tyre mund te quaj faktin betej pziitive qe po perpiqen mshum per vendin tone
PërgjigjuO sali po sikur bo ti aq sa po bo rama per shqiprin e lali eri per tironen yhyyy
Përgjigju