Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në takimin e djeshëm me anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak, tha se edhe pse Partia Socialiste ka shumicën, sërish lipset bashkëpunimi me të gjithë anëtarët e forcave të tjera politike, që do t’u bashkohen atyre në 4-vjeçarin e ardhshëm.
“Ne kemi një shumicë absolute dhe nuk kemi nevojë për votat e të tjerëve. Por kemi dëshirë të madhe për votat e të tjerëve, për ta çuar këtë qytet përpara. Ndaj, ftesa ime sot është që edhe anëtarët e tjerë, edhe ata që morën më pak vota dhe përfaqësojnë bindje të tjera, të ndryshme nga tonat, të kenë mundësi që ta pasurojnë Këshillin tonë Bashkiak. Ta pasurojnë me ide, ta pasurojnë me propozime. Nëse do të kthehemi në imitim të konferencave ditore për shtyp, kush është mafioz dhe kush është kriminel, atëherë sigurisht ne do përkthejmë në nivel lokal diçka bajate që e shohim përditë në nivelin qendror. Ashtu si Kryeministri përpiqet përditë të shkojë përtej numrave tanë për të krijuar një konsensus kombëtar, për të trajtuar këtë përvojë si një vëllazëri kombëtare, ku ne të gjithë bashkë ecim përpara, do të doja që diçka e tillë të përkthehej edhe në qytetin tonë dhe në Këshillin tonë Bashkiak,” tha Veliaj.
Ai tha gjithashtu, se bashkëpunimi i këshilltarëve nevojitet edhe në nivel qarku, me të gjitha Bashkitë, ku po ashtu, PS ka dalë forcë e parë në çdo këshill.
“Janë të gjitha bashkitë e qarkut që do duhet të bashkëpunojnë për një mbarëvajtje të të gjithë rajonit tonë, që është rajoni që prodhon më shumë se gjysmën e ekonomisë, ku bashkë me Kamzën, Vorën, Rrogozhinën dhe Kavajën, jeton edhe më shumë se gjysma e popullsisë së vendit. Çdo ditë do të doja që, përveçse të kujtoni detyrat tuaja familjare, apo civile, të kujtoni edhe këtë detyrë të shenjtë, jeni përfaqësues të qytetit të Tiranës. Është një privilegj i madh, është edhe një përgjegjësi e madhe,” nënvizoi ai.
Lajmi kryesor:
Veliaj me këshilltarët e rinj të Këshillit Bashkiak: Kjo nuk është fitore për të na ngritur në qiell, por për të na ulur me këmbë në tokë
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7455
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rikthehet 'Parada Shqiptare' më 28 Nëntor në Tiranë! 300 grupe artistike nga Diaspora do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar
23 Nëntor, 15:48
-
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri që lehtëson trafikun dhe modernizon transportin
23 Nëntor, 11:51
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Policia i ‘kap mat’ në tavolinën e pokerit, 29 të arrestuar në Tiranë! 1 në kërkim, sekuestrohen para (EMRAT)
23 Nëntor, 09:43
-
Vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Roland Pulën
22 Nëntor, 21:19
-
Tiranë/ Policia po zhvillon operacion kundër lojërave të fatit, kapen disa persona
22 Nëntor, 21:19
-
Vrasja e Martinit/ Gjendet pranë Gjykatës së Apelit thika, me të cilën u kry krimi! Bashkë me të edhe çanta e shkollës e 14 vjeçarit të arrestuar si autor
22 Nëntor, 21:09
-
Vrasja e Martinit, zbardhet audioja tronditëse në mbledhjen e prindër te 'Fan Noli': Autori nxori thikën në klasë, mbani përgjegjësi
22 Nëntor, 20:30
-
Gruas i duhet të pastrojë vetë pusetën për të shpëtuar nga përmbytja! Shikoni videon tek 'Myslym Shyri' në Tiranë (VIDEO)
22 Nëntor, 18:23
-
Tiranë/ Plagosja e 20-vjeçarit në 'Qytetin Studenti', arrestohet 19-vjeçari nga Kamza! Nën hetim edhe personi që i shiti thikën
22 Nëntor, 15:46
-
Vrasja e Klaudio Prendit/ Ishte në kafe me 3 policë, njëri ndoqi mjetin e autorëve pas ekzekutimit! Vrasësit me 'Audi A4' vëzhguan zonën para krimit
22 Nëntor, 10:47