Në Gjykatën Administrative Erjon Veliaj, mori pjesë vetë në procesin e kërkuar prej tij kundër prokurorit Ols Dado. Veliaj kërkon që emërimi i tij të shpallet i pavlefshëm pasi pretendon se është bërë në shkelje të kritereve ligjore të kohës. Gjykata i kërkoi të rishohë padinë dhe të përfshijë si palë të paditur edhe KLP. Dado dërgoi vetëm avokatin e kërkoi rrëzimin e padisë. Seanca e radhës më 8 maj.
***
Me një libër në dorë, biografi të Fan Nolit, kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, mbërriti në Gjykatën Administrative në kryeqytet. Një furgon i policisë së Burgjeve e solli nga paraburgimi i Durrësit pak para orës 13.00, për të marrë pjesë në seancën, ku këtë radhë, ai është paditësi.
Për Ols Dadon, prokurorin që e hetoi dhe e çoi në gjyq, Veliaj kërkon nga gjykata, të shpallë të pavlefshëm emërimin e tij në vitin 2008, pasi nuk plotësonte asnjë kriter të përcaktuar nga ligji.
Palë e paditur, është edhe presidenca, institucioni që në atë kohë kur drejtohej nga Bamir Topi, dekretoi emërimin e Ols Dados prokuror, pas kërkesës së bërë nga prokurorja e Përgjithshme Ina Rama.
Sot, 18 vite më pas, presidenca nuk është e qartë nëse kriteret janë plotësuar apo jo, pasi siç juristja që përfaqësoi në seancë u shpreh, në arkivin e institucionit është vetëm propozimi i prokurorit të përgjithshëm dhe dekreti, por jo një relacion i arsyetuar.
"Pyetja është a është apo s’është prokuror Dado. Doli e qartë aga mospërgjigjja e tij që kriteret e nenit 18 nuk plotësohen. Doli edhe nga përgjigja e përfaqësueses së presidencës. Secili prej nesh mund të bëhet prokuror dhe t’u heqë lirinë njerëzve. Nuk është qëllim në vetvete Dado….ky është një proces që ka të bëjë me shtetin e së drejtës", tha Ndreca.
Gjatë seancës, Veliaj akuzoi se procesi ndaj tij është i stisur, që nga kallëzimi, te nisja e hetimit dhe sot përballja në gjyq. Me argumentin se prokurori Ols Dado është pa mandat ligjor, Veliaj thotë se për pasojë edhe hetimi ndaj tij është i pavlefshëm.
“Unë kam 14 muaj që lexoj letra dhe kur shikoj që njerëz që nuk kanë mbaruar magjistraturës arrestojnë njerëz. Jam kallëzuar nga një njeri që nuk ekziston. Ka diçka qe nuk shkon. Është dora e një njeriu që ka marrë porosi. Kam frikë se është një kurth ky proces i imi. Ky është Ols Dado. Pra kuzhinieri është bërë pilot", tha Veliaj në seancë.
Prokurori i Posaçëm Ols Dados nuk erdhi në seancë dhe u përfaqësua nga avokat. Mbrojtësi i tij Erarber Madhi i kërkoi gjykatës ta rrëzojë padinë, duke theksuar se procesi penal ku Erjon Veliaj është i pandehur, nuk ndikohet, pasi çështja ka edhe një prokuror të dytë, Altin Dumanin.
Gjykata konstatoi mangësi në padi, dhe i dha 20 ditë kohë kryebashkiakut Veliaj, që përveç Presidencës dhe Ols Dados, të shtojë si palë të paditur edhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, e cila më herët e ka rrëzuar për moskompetencë një kërkesë të mbrojtësve të Veliajt. Seanca e radhës për të vendosur nëse kjo padi do të shqyrtohet apo jo në këtë gjykatë, u la për më 8 maj.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca shprehet se mbrojtja do t’i shkojë deri në fund çështjes së emërimit me dekret në vitin 2008 të Ols Dados si prokuror i Republikës.
Në një deklaratë për median, ai e ka cilësuar emërimin e Dados në kundërshtim të plotë me ligjin, por ndjekja e kësaj çështje nuk lidhet me emrin e një prokurori, “por me funksionimin e shtetit të së drejtës, barazinë para ligjit dhe aftësinë e sistemit për të korrigjuar vetveten”.
Ndreca sqaron se reforma në drejtësi nuk mund të jetë selektive, por ajo duhet të garantojë barazi para ligjit në çdo nivel, përfshirë edhe vetë sistemin e drejtësisë.
Deklarata e plotë e avokatit mbrojtës të Veliajt:
Mbi zhvillimet gjyqësore të datës 03.04.2026
Të nderuar përfaqësues të medias, dita e sotme përfshiu dy zhvillime të rëndësishme në çështjet që lidhen me z. Erion Veliaj.
1. Procesi penal
Në seancën e orës 09:00, mbrojtja paraqiti veprimet e kryera që nga legjitimimi më 24.03.2026, për njohjen me një dosje që përmban mbi 60,000 faqe dhe mijëra prova. Gjatë seancës, për shkak të mungesës së mbrojtësit të zgjedhur nga një prej të pandehurve, gjykata caktoi një mbrojtës kryesisht, i cili shprehu gatishmërinë për të vijuar menjëherë procesin, pavarësisht mungesës së njohjes me akuzën dhe provat voluminoze. Kjo situatë u kundërshtua nga mbrojtja si një formë mbrojtjeje jo efektive dhe formale, ndërsa nga ana e organit të akuzës, në vend të mbrojtjes së rregullshmërisë së procesit, u ndërmor një qëndrim sulmues ndaj avokatëve që ngritën këto shqetësime.
Në këto kushte, i kërkuam gjykatës një afat dy javor për analizimin profesional të dosjes dhe përgatitjen e strategjisë së mbrojtjes, pasi një mbrojtje efektive nuk mund të realizohet në një afat më të shkurtër.
Gjykata e pranoi kërkesën dhe na dha afatin e kërkuar.
2. Procesi administrativ
Në vijim, u zhvillua seanca e parë në çështjen për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të emërimit të z. Olsi Dado si prokuror i Republikës. Mbrojtja argumentoi legjitimin aktiv të paditësit dhe theksoi se pavlefshmëria absolute nuk lidhet me afate, nuk kufizohet nga juridiksioni dhe konsiderohet si një akt që nuk ka ekzistuar kurrë. Njëkohësisht, u evidentuan pasojat e rënda të këtij akti, si në plan individual për paditësin, ashtu edhe në plan institucional për Bashkinë Tiranë, e cila, si pasojë e masës së sigurimit të kërkuar nga i padituri, është privuar nga drejtimi i kryetarit të zgjedhur në mënyrë demokratike.
3. Elementet e konstatuara
Gjatë seancës u evidentuan, në formën e pohimeve gjyqësore, këto elemente: mungesa e dokumentacionit në Presidencë për procesin e përzgjedhjes së z. Dado; pranimi nga përfaqësuesit e Presidencës se, nëse kjo procedurë do të zhvillohej sot, nuk do të konfirmohej i njëjti emërim dhe përfshirja e z. Artur Metani në dy role që ngre çështje serioze të konfliktit të interesit. Në përfundim, gjykata ngarkoi palën paditëse me detyrën për të thirrur Këshilli i Lartë i Prokurorisë në cilësinë e palës së paditur, brenda një afati 20-ditor.
Qëndrimi i mbrojtjes
Ne jemi të vendosur ta çojmë këtë proces deri në fund. Kjo çështje nuk lidhet vetëm me emrin e një prokurori, por me funksionimin e shtetit të së drejtës, barazinë para ligjit dhe aftësinë e sistemit për të korrigjuar vetveten. Reforma në drejtësi nuk mund të jetë selektive; ajo duhet të garantojë barazi para ligjit në çdo nivel, përfshirë edhe vetë sistemin e drejtësisë.
Pasojat e kësaj çështjeje nuk janë vetëm individuale ndaj Erion Veliajt, por prekin një qytet të tërë, i cili po përballet me ndërprerjen e ushtrimit të detyrës së një kryetari bashkie të zgjedhur tre herë nga qytetarët, si pasojë e veprimeve të një individi që ushtron në mënyrë të paligjshme funksionin e prokurorit të Republikës.
Mbrojtësi i z. Erion Veliaj
Av. Plarent Ndreca
Shqiptarja.com zbardh diskutimet brenda në seancën në Gjykatën Administrative, ku kryebashkiaku Erion Veliaj ka kërkuar pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si prokuror. Presidenca deklaroi në sallë se emërimi i Ols Dados si prokuror në vitin 2008 është bërë mbi bazën e një propozimi nga Prokurori i Përgjithshëm dhe një shkresë shoqëruese.
Sot, 18 vite më pas, presidenca nuk është e qartë nëse kriteret janë plotësuar apo jo, pasi siç juristja që përfaqësoi në seancë u shpreh, në arkivin e institucionit është vetëm propozimi i prokurorit të përgjithshëm dhe dekreti, por jo një relacion i arsyetuar. Sipas tyre, Presidenca nuk merret me vlerësimin e kritereve dhe ia la në dorë gjykatës vlerësimin përfundimtar.
Gjatë mbrojtjes së Presidencës ka ndërhyrë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili ishte në seancë dhe pyeti se për emërimin e Dados nuk ka asgjë tjetër veçse një letër. Presidenca tha se në arkivë nuk kanë realacion të arsyetuar dhe pranuan se nëse procedura do të zhvillohej sot, Dado nuk mund të emërohej në këtë detyrë.
Pjesë nga diskutimi në seancë
Përfaqësuesja e Presidencës: Nga z. Bamir Topi janë ushtruar të drejtat kushtetuese. Ne kemi një propozim nga Prokurori i Përgjithshëm, një shkresë shoqëruese dhe më pas del me dekret Presidenca. Ne nuk e kemi të qartë nëse kjo është praktikë e plotë. A ka akte që mund t’i ketë Prokuroria e Përgjithshme, të cilat ne nuk i kemi. Ne nuk e dimë si është mbërritur deri në këtë akt. Ne e lëmë këtë çështje në vlerësimin tuaj. Nuk merret Presidenti me procesin e vlerësimit të kritereve. Nga arkiva e Presidencës rezulton se kemi vetëm propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe një shkresë shoqëruese.
Veliaj: Ju po më thoni që në këtë emërim nuk ka asnjë gjë veç një letre?
Presidenca: Ne në arkivë nuk kemi një relacion të arsyetuar.
Veliaj: Nëse ka thënë se emërojnë prokuror Gomarin e Babatasit, ju do nxirrnit dekret?
(Ndërhyn gjykata: Jo këto terma).
Veliaj: E kam folklorike, ok. Aqif Kapertoni. Ju do ta dekretonit Gomarin e Babatasit, pa asnjë relacion shoqërues?
Presidenca: Po pyesni për 2026 apo 2008? Sot jo. Nuk e di se si veprohej atëherë.
Sipas padisë së Veliajt, Dado ka përfunduar arsimin e lartë juridik, por nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës, e po ashtu nuk ka ushtruar më parë funksionin e gjyqtarit apo prokurorit. Duke qenë se sipas Veliajt, përpara emërimit, Dado ka ushtruar profesionin e noterit, i cili nuk përfshihej në kriteret ligjore për t’u bërë prokuror ai nuk ka qenë subjekt i vlefshëm ligjor për t’u emëruar në detyrën e prokurorit të Republikës së Shqipërisë.
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi se padia për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados nuk lidhet me një çështje personale, por me respektimin e shtetit të së drejtës, duke theksuar se nëse Gjykata Administrative do ta pranojë kërkesën, kjo do të nënkuptojë se Dado nuk duhej të ishte prokuror.
“Nëse Ols Dado nuk do të kishte qenë në përplasje në interesat tona nuk do ta kishim interes dhe as do ta dinim që nuk është prokuror. Nuk është qëllim në vetvete Dado. Tani që ne kemi marrë këto prova, ky është një proces që ka të bëjë me shtetin e së drejtës. Kjo është shkak për të bërë çdo lloj padie të kësaj natyre kur një prokuror s’plotëson kriteret.
Nuk kemi asnjë pretendim për firmën e Dumanit. Nëse Gjykata Administrative do të pranonte padinë, do të përkthehej në faktin që dado nuk është prokuror i Republikës së Shqipërisë”, tha Ndreca.
I pyetur nëse do të ngrinin pretendime për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të akteve të dosjes që mbajnë firmën e Dados, Ndreca u shpreh se “nëse nuk do të kthehet prokuror i Republikës së Shqipërisë që ka ushtruar procedim penal, nuk ka procedim penal.”
Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca, pas senacës në Gjykatën Administrative tha se emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm, duke theksuar se edhe nga qëndrimi i Presidencës u konfirmua se kriteret ligjore nuk janë përmbushur dhe se, nëse procedura do të zhvillohej sot, ai nuk do të mund të emërohej në këtë detyrë.
“Doli i qartë në këtë gjykim edhe nga pyetjet që i bëmë përfaqësuesit të palës së paditur: Nëse plotëson ose s’i plotëson kriteret dhe doli e qartë që s’janë të plotësuara. E gjithë padia ka një qëllim që të investojë gjykatën dhe sot kemi një prokuror që po ngre padi ndaj Erion Veliajt apo një qytetar i thjeshtë që ka marrë atribute të një prokurori.
Kjo hap një precedent, çdo qytetar mund të bëhet prokuror dhe të kthehet në prokuror në shkelje të afateve
Pyetja është A është apo s’është prokuror Dado. Kemi të bëjmë me një akt absolutisht të pavlefshëm dhe kemi kërkuar konstatim të pavlefshmërisë absolute. Doli e qartë aga mospërgjigjja e tij që kriteret e nenit 18 nuk plotësohen. Doli edhe nga përgjigja e përfaqësueses së presidencës.
Ne presim nga pala e paditur që të na provojë të kundërtën nëse ka ushtruar detyra në ato raste që ligji i konsideron si shkaqe përjashtimore. Kjo s’është shkelje, është mosplotësim kriteresh, paligjshmëri dhe pavlefshmëri. Secili prej nesh mund të bëhet prokuror dhe t’u heqë lirinë njerëzve.
Nuk e lejon ligji që të ekuivalohet puna si noter. Janë të përcaktuara në mënyrë shteruese dhe jo zgjeruese”, tha avokati i Veliajt, Plarent Ndreca.

Përfaqësuesja ligjore e Presidencës mbrojti ligjshmërinë e procedurës së emërimit të Ols Dados si prokuror në vitin 2008, duke theksuar se procesi ishte iniciuar nga Prokurori i Përgjithshëm dhe u finalizua me dekret të Presidentit të asaj kohe, Bamir Topi, ndërsa vlerësimin përfundimtar e la në dorë të Gjykatës.
Përfaqësuesja ligjore e Presidencës: Jemi në vitin 2008, janë ushtruar kompetenca ligjore nga Bamir Topi në atë kohë. Avokati përmend nenet, por duhet të shkojmë në ligjin e plotë. Dhe procesi në atë kohë u iniciua nga Prokurori i Përgjithshëm. Pra kemi propozim të ardhur nga Prokurori i Përgjithshëm dhe dekretin. Sepse nuk sqarohet që ky është proces që vjen nga Prokurori i Përgjithshëm. Pra duhet të ishte ezauruar kjo, më pas dekreti i Presidentit. Ne do e lëmë në vlerësim të gjykatës. Pra nuk arrijmë të shprehemi. Dhe kemi vetëm dy dokumente. Nuk mendojmë që akti është i pavlefshëm. Këtë qëndrim kemi ne, ndërsa e lëmë në dorë të Gjykatës.

Gjykata Administrative ka konstatuar parregullsi në padinë e depozituar nga kryebashkiaku Erion Veliaj për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si prokuror, duke i lënë palës paditëse afat për korrigjimin e tyre, në të kundërt rrezikon pushimi i çështjes.
Hazbi Balliu: Gjykata konstaton të meta në padi në lidhje me palët paditëse. Të metat të rregullohen brenda 20 ditëve, ndryshe do të pushohet gjykimi. Pala e tretë, që është KLP, e cila është thirrur nga paditësi, duhet të jetë palë e paditur dhe jo palë e tretë.

Në Gjykatën Administrative vijoi shqyrtimi i padisë së kryebashkiakut Erion Veliaj për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si prokuror, ndërsa pala mbrojtëse e këtij të fundit kërkoi mospranimin e padisë, duke argumentuar se nuk ndikon në ndjekjen penale dhe se në çështje është i përfshirë edhe një prokuror tjetër (Altin Dumani)
Avokati i Ols Dados: Gjykata të mos e pranojë këtë padi. Këtë kemi kërkuar. Në ndjekjen penale ka dhe një prokuror tjetër dhe nuk ndikon tek ndjekja penale. U kemi vënë në dispozicion dekreti i vitit 2008. Është procesverbali i mbledhjes së KLP 2008 për propozimin e Ols Dados për prokuror. Janë aktet e KLP me lidhje me këto kërkesa.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka thënë në seancën në Gjykatën Administrative se Tirana tashmë nuk është pastruar më e se askush nuk firmos në bashki vendime pas izolimit të tij me firmë të prokurorit të SPAK, Ols Dado.
Dado kërkon në Administrative pavlefshmërinë e emërimit të Dados si prokuror, për të cilin tha se nuk e ka bërë Shkollën e Magjistraturës, por sot arreston njerëz. Veliaj tha në seancë se "kuzhinieri është bërë pilot."
“Ky është Ols Dado. Pra Kuzhinieri është bërë pilot. Sot nuk firmos më njeri ne bashkinë e Tiranës se thonë kur një njeri që punonte edhe të dielën është në burg pse te firmosim. Nuk është hapur asnjë kopsht. Kanë ngelur. Edhe plehrat janë rrugëve. Buxheti u dogj se nuk firmos më njeri, nuk firmos më dreka për fëmijët në shkolla. Qyteti po shkonte si Artemis dyshi lart tani ka një klimë terrori”, mësohet të ketë thënë Veliaj në seancë, raporton gazetarja e Report Tv Keti Banushi.

Report Tv zbardh fjalën e kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën në Gjykatën Administrative kundër Ols Dados, për të cilin kërkon pavlefshmërinë e emërimit si prokuror. Veliaj tha se Dado nuk e ka shkollën e Magjistraturës por arreston njerëz.
Veliaj, në fjalën e mbajtur në seancën e Gjykatës Administrative, është shprehur se procesi i ngritur ndaj tij është një kurth dhe se ai është i vetmi njeri i arrestuar nga dikush që nuk ekziston (Nesti Angoni).
Erion Veliaj: Nuk jam këtu për mëshirë, apo për dramën e familjes time dhe çka më shkaktoi mua kjo. Dua të flas se çfarë ka shkaktuar për Bashkinë e Tiranës. Unë kam 14 muaj që lexoj letra dhe kur shikoj që njerëz që s’kanë mbaruar magjistraturën arrestojnë njerëz. Jam kallëzuar nga një njeri që nuk ekziston. Pra nuk jam denoncuar nga një person anonim, por nga Nesti Angoni që nuk ekziston.
Hazbi Balliu: Ju lutem fokusohuni tek procesi që jemi sot.
Veliaj: Veç në rastin tim ka një kallëzim fake. Fitova gjyqin për shpifje për një italian dhe doli se ka gënjyer për inceneratorët. Kam frikë se është një kurth ky proces i imi. Kë ka dëmtuar Erion Veliaj, 101 çerdhet që ndërtoi apo pemët apo shkollët?
Hazbi Balliu: Kaloni tek pikat e procesit.
Veliaj: Nesti Angoni të kallëzon dhe regjistrohet çështja pas 7 muajsh dhe jo pas dy javësh siç është afati. Ka diçka që nuk shkon. Është dora e një njeriu që ka marrë porosi. U shty dhe një vit tjetër regjistrimi i emrit Erion Veliaj. Më është bërë një vetting 20-vjeçar i imi. Edhe kur kam qenë i mjafti dhe më thotë në vitin 2004 me kë kam qenë me charter. Mund të kem qenë dhe me Bin Ladenin. Por ku e di unë kush është, aty ka qenë avion turistik.

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si prokuror. Avokati mbrojtës i Veliajt, Plarent Ndreca thotë se Dado nuk e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe se nuk përfitonte nga përjashtimet e parashikuara në legjislacionin e asaj kohe. Pasi, Ndreca tha se Dado nuk ka ushtruar më parë funksionin e gjyqtarit ose të prokurorit, nuk ka punuar jo më pak se tre vjet si pedagog në Shkollën e Magjistraturës ose në Fakultetin Juridik, nuk ka shërbyer si këshilltar ligjor, drejtues ose specialist në strukturat juridikoprofesionale pranë Kuvendit, Presidentit të Republikës, Këshillit të Ministrave, Gjykatës së Lartë, Ministrisë së Drejtësisë ose Zyrës së Avokatit të Popullit apo nuk ka ushtruar detyrën e oficerit të policisë gjyqësore, siç e parashikonte neni 18 i ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca: Një nga kriteret është të ketë mbaruar shkollën e magjistraturës, që ai nuk e ka pasur. Ndërkohë, për emërimet thuhet të ketë punuar tre vite si pedagog, të ketë eksperiencë si këshilltar ligjor, pranë Kuvendit apo Avokatit të Popullit apo Ministrisë së Drejtësisë apo si OPGJ dhe këto profesione nuk janë ushtruar nga Ols Dado. A është Ols Dado prokuror apo jo, këtë duam të dimë?!
Plarent Ndreca: KLP na thotë pas një ankimi se ne nuk jemi kompetentë për një kërkesë që i kanë bërë mbrojtësit ligjorë. Pra këto thonë nuk jemi kompetentë.
Gjyqtari Hazbi Balliu: Pra KLP ka dalë me një akt, a e keni kundërshtuar këtë akt?
Ndreca: Është akt absolutisht i pavlefshëm. Ne kërkojmë konstatimin e pavlefshmërisë.
Balliu: Pse i jeni drejtuar më parë KLP?
Ndreca: KLP rregullon pasojat e një mandati. Mund ta konstatonte, mendojmë ne. Por ata nuk e konstatuan. Kjo nuk na heq të drejtën për të bërë këtë kërkesë në Gjykatë.
Pas 5 muajsh, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj shfaqet sërish në publik. Kësaj radhe ai u paraqit në Gjykatën Administrative në përballjen me Ols Dadon, për të cilin kërkon pavlefshmëri të emërimit si prokuror në vitin 2008, pasi sipas tij nuk ka pasur shkollën e Magjistraturës.
Report Tv sjell me pamje momentin kur Veliaj mbërrin në Gjykatë për seancën. Ndërkohë vetë Dado nuk ka shkuar në seancë, por ka dërguar vetëm avokatin mbrojtës.
Komente











SPAK është një parti e mbushur me shpellarë DUMDUMANË të ndyrë që marin rroga aq të larta sa një pensionist nuk i mer as për 5 vjet....SPAK duhet shkrirë se është kriminale.Përse nuk meren me Gërdecin apo 21 Janarin ku vetëm në këto ngjarje u vranë 30 njerëz të pa fajshëm atëherë përse duhet SPAK që është bërë KAK....
PërgjigjuPo mire, sipas ketij arsyetimi i bje, qe nqs denohesh ti si kryetar bashkie, te gjitha martesat qe ke lidhur nder vite jane te pavlefshme.
PërgjigjuNje gje qe ben pershtypje , policia e brgut kur çuan ate kriminelin per ta vizituar ishin shume te relaksuar dhe i burgosuri pa pranga , ndersa Erjoni me 6 police dhe me pranga sikur te ishte nje kriminel .Turp per policine e burgjeve qe perkrahin krimineletdhe denigrojne personin qe punoj per ndryshimin e Tirane .Mos haroni Erjoni ka mare dekorate si kryebashkiaku me I mire ne ballkan nga organizatat boterore .
C'fare thu mor ti? Veliaj eshte zgjedhur kryetar bashkie duke respektuar gjithe ligjet dhe rregullat e shtetit shqiptar.Eshte zgjedhur nga votuesit e Tiranes. Dado eshte emeruar prokuror pa plotesuar ligjet e kushtet.Eshte emeruar nga Ina Rama.Vetem njeri nga keta ka te drejte te marre vendime ligjore.Dhe ai eshte Veliaj.Nqs Veliaj denohet ai denohet vetem per krimet qe ka bere jo per gjithe vendimet e tij. C'do akuze qe ka ngritur Dado duhet te behet nul pasi nuk ka pergatitjen profesionale per te ngritur akuza. Eshte njesoj sikur te marresh nje kasap dhe ta besh prokuror e te thuash akuzat qe ngre kasapi duhet te qendrojne.