Segmenti rrugor hyrës në Ksamil është drejt përfundimit në respektim të standardeve të sigurisë rrugore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama thotë se po mbarojnë edhe trotuaret e korsitë e biçikletave.

Kjo do të lehtësojë trafikun dhe kursejë kohë për udhëtarët apo turistët që do të zgjedhin të shijojnë Shqipërinë.

“Vijon puna në kantierin e rrugës së Ksamilit, i cili po ecën me ritme të mira dhe segmenti hyrës është drejt përfundimit sipas të gjitha standardeve të sigurisë rrugore. Shumë shpejt përfundojnë edhe trotuaret dhe korsitë e biçikletave, duke lehtësuar trafikun para sezonit turistik, duke reduktuar edhe kohën e udhëtimit”, shkruan Rama.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 31 Mars, 11:25

    A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?