Veliaj: Këtë vit asfaltojmë 100 rrugë rurale

Rruga “Ura Domje - Lagjia Tagan”, është një prej 100 rrugëve rurale që do të asfaltohen nga Bashkia e Tiranës. Pasi pa nga afër punimet për asfaltimin e saj, kryebashkiaku Erion Veliaj foli për impaktin që do të kenë këto investime për fshatin.

“Kjo është një rrugë, që jo vetëm për mijëra banorë të zonës, por qindra ekonomi lokale zhvillohen nga kjo rrugë. Duke u rritur vlera e pronës shoh shumë familje të qytetit që janë transferuar në fshat. Për shembull, qendra e Qehasë hapi një mundësi edhe për ekonomitë e fshatit. Prona u rrit, u shitën një pafundësi tokash. Është një formulë “win-win”. Këtë vit kemi planifikuar rreth 100 rrugë rurale - rrugë, rrugica, shtigje, ura. Por, nuk i shoh si 100 projekte asfalti, i shoh si 100 mundësi, 100 lidhje, 100 miqësi, 100 tregti, 100 shoqëri, 100 potenciale për të bërë më mirë”, tha Veliaj.

Duke falënderuar banorët, Veliaj tha se pengesave të kundërshtarëve politikë, i përgjigjet vetëm me punë.

“Në fund fjalët i merr era, puna do mbetet, puna do flasë më shumë se çdo fjalim tjetër për atë që ka bërë kjo administratë e për mënyrën se si mund ta çojmë Tiranën përpara vetëm me punë e më mëngë të përveshura, duke inkurajuar njëri-tjetrin që të ecim, e jo duke vënë stërkëmbesha e duke gjetur qime tek syri tjetrit. Megjithatë, ca kishim për të thënë për kundërshtarët i thamë me një fitore të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Krimineli maqedonas dhe shqiptari lidhin e dhunojnë 3 të moshuar në Greqi! U grabisin 19 mijë euro e stoli! Arrestohen në pyll

Krimineli maqedonas dhe shqiptari lidhin e dhunojnë 3 të moshuar në Greqi! U grabisin 19 mijë euro e stoli! Arrestohen në pyll