TIRANË - Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, u shpreh sot me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook" se humbjet në sistemin energjitik prej 150 milionë euro janë sa I gjithë fondi i ndihmës ekonomike dhe i personave me aftësi të kufizuar.
Sipas ministrit Veliaj, nëse kursehen humbjet në rrjet është mundësia të rriten pensionet, ndihma ekonomike dhe pagesat e ndihmës së personave me aftësi të kufizuar.
"Askush nuk do që t'ia vjedhin shtëpinë", shkruan ministri Veliaj në postimin e tij. "Humbjet janë 150 milion euro, ose sa i gjithë fondi i ndihmës ekonomike dhe i personave me aftësi të kufizuar. Nëse kursejmë humbjet në rrjet, kemi mundësi të rrisim pensionet, ndihmën ekonomike dhe pagesat e ndihmës së kufizuar", thekson ministri.
"Ndaj", vijon ministri Veliaj, "nuk do të lejojmë të vidhet asnjë kacidhe nga shtëpia jonë e përbashkët. #AksioniEnergjisë". /ATSH/
/Shqiptarja.com