Veliaj: Lista e PS dominohet nga të rinjtë, janë gjeneratori i programit tonë

Të rinjtë ishin një ndër risitë më të mëdha që solli Partia Socialiste në listën e kandidatëve për deputetë të 25 Prillit, falë edhe platformës “Deputeti që Duam”.

Gjatë një takimi me përfaqësues të Forumit Rinor EuroSocialist, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është edhe drejtues politik i Partisë Socialiste për këtë qark, u shpreh se të rinjtë në Shqipëri janë sot “partia” më e madhe, ndaj politikat e mazhorancës i adresohen atyre. 

“Po të ishte parti më vete, grupmosha 18-30 vjeç do ishte “partia” më e madhe në vend, se jemi ende një popull i ri. Ndaj, temat që përqafon sot e majta dhe që i ka në doktrinën e vet janë thellësisht të ndjeshme për rininë. Shumë nga punët që ne bëjmë në Bashkinë e Tiranës, duke filluar nga shkollat e reja, Karta e Studentit, konviktet e reja, kanë një përputhshmëri me çështjet ku rinia ka interes,” tha Veliaj, duke kujtuar se modeli i mëparshëm i PD dhe LSI ishin “Kristali” dhe “Vitrinat”, pa folur për konviktet, ku 90% e tyre ishin të zaptuara.  

Ajo që veçoi Veliaj, ishte fakti se taksa progresive mund të quhet pa mëdyshje sot taksa që ndihmon të rinjtë, pasi i jep mbështetjen kryesore në hapat e parë të jetës për ta. 

“Shumica e të rinjve nuk e nisin punën me rrogë 2 milion e gjysmë lek. Të rinjtë e fillojnë me një pagë minimale. Tani që paga minimale do të bëhet 400 mijë lekë, me programin tonë të ri dhe në mandatin tonë të ardhshëm, taksa për këtë fashë do të jetë sërish zero,” tha Veliaj, duke theksuar se ajo që PD propozon është minus 9% e pagës që në ditën e parë të punës për të rinjtë, përmes taksës së sheshtë. 

Veliaj tha se arsyeja më e madhe pse duhet votuar Partia Socialiste është vetë lista, e cila përfshin si asnjëherë më parë dhe si asnjë forcë tjetër politike të rinjtë, ndryshe nga PD që vazhdon me fosilet 30-vjeçare, por dhe siglat e partive anonime.

“Nëse shumica e listës sonë janë të rinj, shumica e listës që kemi përballë janë fosile. Ne nuk kemi PD-në përballë, kemi kryetarin e PR-së, kryetarin e PDK-së, kryetarin e PDIU-së, kryetarin e PBDNJ-së, pra kryetarë të partive pa anëtarë,” nënvizoi Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:19
Veliaj ironizon Metën: Ia qaj hallin, e dhimbshme të shikosh partinë që themelove të shpërbëhet para syve të tu (VIDEO)

Drejtuesi politik i PS për qarkun Tiranës Erion Veliaj deklaroi se sot Ilir Meta është në hall teksa shikon se si partia që ai themeloi po i shpërbëhet para syve. Veliaj ironizoi disa prej kandidatëve të LSI në këto zgjedhje, të cilët kanë dosje të hapura me drejtësinë.

“Unë e kuptoj që presidenti Meta është në një pozicion shumë të vështirë dhe realisht ia qaj hallin. Do të jetë shumë e vështirë që të shikosh partinë që ke themeluar, që ke investuar kaq shumë, të të shpërbëhet para syve të tu. Duhet të jetë shumë e vështirë kur shikon që lista jote është me njerëz që sot janë të kërkuar nga drejtësia. Të shikosh ish Sekretarin e Përgjithshëm e Ministrisë së Bujqësisë kur e drejtonte LSI-ja, që i ka blerë papaqët me dyfishin e çmimit dhe ka vjedhur edhe ilaçin e minjve të arave apo të karkalecave, duhet të jetë shumë e dhimbshme të kesh këtë kandidat. Të shohësh Rim Spahiun, i cili u bë i famshëm në Tiranë si pushtues i Selvisë tek Vojo Kushi. Ia kishte hipur kioskat e llotove Vojos, si Vojo Kushi tankut. Duhet të jetë shumë e dhimbshme të shohësh që Tit Fusha, personi që u largua nga drejtësia të futet tani nga dritarja në Parlament. LSI sot është bërë palë me fosilizimin e PD dhe e shikon që kandidatët i ka të gjithë me atë letrën “WANTED”. Kur shikon që ti ke Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë që përgjonin ambasadorin Lu, do të thotë që ajo parti lindi me kaseta, mbijetoi me kaseta dhe tani po vdes me kaseta. Duhet të jetë shumë e dhimbshme. Ia qaj hallin, por nuk e ndihmoj dot Presidentin e Republikës”, theksoi Veliaj.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 10/03/2021 16:48

    LSI lesh e dhi ne te.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen