Veliaj marrëveshje me Universitetin e
Harvardit për Urbanistikën e Tiranës

Veliaj marrëveshje me Universitetin e<br />Harvardit për Urbanistikën e Tiranës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës sapo është kthyer nga Universiteti i Harvardit, i cili do të nisë një program asistence teknike për zhvillimin urban dhe inovacionin në qytetin e Tiranës.
 
Duke nisur nga kjo verë, Bashkia e Tiranës do të presë me bursa të Harvardit studentët më të talentuar nga Masteri i Graduate School of Design & Urban Planning, të cilët do të punojnë në departamentin e planifikimit urban me projekte që kanë të bëjnë me Planin e Përgjithshëm Vendor të kryeqytetit, i sapomiratuar nga Këshilli Bashkiak.
 
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga Simmon Battisti, koordinator për Planifikimin dhe Edukimin, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit Urban në Bashkinë e Tiranës, Ditjon Baboçi, morën pjesë në konferencën e zhvilluar dje në Universitetin e Harvardit në SHBA, ku u prezantua vizioni i Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës, si dhe shpallja e programit të bursave Harvard-Tirana për studentët e Masterit në planifikimin e urbanistikën e Kryeqytetit shqiptar.
 
Më 29 dhjetor 2016, Këshilli Bashkiak miratoi Planin e ri të Përgjithshëm Vendor për Tiranën, i titulluar "Tirana 030". Dokumenti me 1200 faqe është baza për planifikimin dhe zhvillimin e qytetit në trembëdhjetë vitet e ardhshme dhe përshkruan një seri projektesh urgjente e të nevojshme për kryeqytetin.
 
Plani i Përgjithshëm Vendor parashikon në total 13 Projekte strategjike, të cilat përbëjnë përbërësin strukturor të Planit.
 
Më konkretisht PPV parashikon: Projektin e Pyllit Orbital; Projektin i Oazëve natyrorë; Unazat e 2 dhe e 4; Projektin e Parkut Botëror; Unazat e gjelbra dhe blu; Epiqendrat e Tiranës policentrike; Shkollat e hapura; Ruajtjen e pasurisë arkitektonike të shekullit XX; Sistem të ri bujqësor dhe rrjet i ri i tregjeve për fermerët; Transport urban me cilësi të lartë; Rrjetin e korsive dhe mobilitetin; Tirana për të gjithë, qytet i aksesueshëm dhe gjithashtu, investime në energjinë e rinovueshme në të ardhmen.

[gallery]21300[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës