TIRANË- Një ditë pas zgjedhjes së kreut të ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj është takuar me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj i cili përshëndeti procesin e zgjidhjes dhe shprehu mirënjohjen për parardhësinë, Selim Muça.
Duke folur për mediat Veliaj u shpreh edhe për një çështje të debatuar, ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë. Ministri tha se qeveria është në proces negociatash me pronarët e tokës dhe së shpejti pritet fillini i ndërtimit të xhamisë së re.
“Janë disa çështje që duhen zgjidhur, Xhamia e Namazgjasë, jemi në fazë negociatash me pronarët dhe jemi duke pritur që së shpejti të fillojë ndërtimi i saj”, tha Veliaj.
Gjithashtu, Veliaj u shpreh se qeveria do të ndërmarrë një tur në vendet e huaja për promovimin e vlerës së tolerancës fetare që ekziston në vendin tonë.
“Bashkë me 6 krerët e besimeve në Shqipëri do të ndërmarrim një tur në kryeqytetet europiane për të promovuar integrimin e Shqipërisë dhe për t’ua treguar këto histori çdonjërit që është skeptik për Shqipërinë”, tha Veliaj, duke shtuar se islami shqiptar ka luajtur një rol të rëndësishëm në kohën e tranzicionit mes dy epokave, komunizmit dhe domokracisë.
“Myslimanët shqiptarë janë kyç në harmoninë mes besimeve fetare në Shqipëri që nga koha e shpalljes së pavarësisë dhe themelimit të shkollës së parë shqipe. Jam i bindur se do të jenë kyç edhe në historinë e integrimit të Shqipërisë”, u shpreh ai.
Ndërsa kreu i r i Kumunitetit Musliman, Skender Bruçaj edhe një herë shprehu falenderimet për Komunitetin që e vuri në krye të këtij institucioni, ndërsa tha se projekti i Xhamisë së Namazgjas po shkon drejt përfundimit pasi edhe të ardhurat nuk mungojnë tashmë.
“Me zgjidhjen e disa problemeve të vogla dhe mbështetjen e qeverisë besoj se jemi më afër se kurrë realizimit të projektit të xhamisë”, tha kreu i ri i Komunitetit Mysliman në Shqiperi.
Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman Shqiptarë me votë të fshehtë zgjodhi dje kreun e të këtij komuniteti, pas 10 vjetësh kryesim nga Selim Muça. Skender Bruçaj u përzgjodh mes 4 kandidaturash të tjera.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Skënder Bruçaj zgjidhet Kryetari i ri i Komunitetit Mysliman