Veliaj me gratë sipërmarrëse në Kavajë: Zonjat dhe zonjushat mendojnë për të ardhmen, kauza e tyre e njëjtë me tonën
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në Kavajë
Nga Kavaja në një takim me gratë sipërmarrës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se me programin e Partisë Socialiste, zonjat janë më pranë kauzës së PS, pasi ato mendojnë më shumë për të ardhmen.
“Zonjat dhe zonjushat, që vijnë nga familje të djathta ose familje të LSI janë mjaftueshëm të emancipuara për të thënë, unë nuk do bëj llogaritë e gjyshit dhe gjyshes, do bëjë llogaritë e fëmijëve. Nëse marrin një çek bebi, nëse shkojnë në një çerdhe, në një shkollë më të mirë, në qoftë se janë në universitet, jo “Kristal”, jo “Vitrina”, në qoftë se ju jepet një dorë nga shteti një kredi e butë për një apartament apo me një grand për të filluar një biznes, atëherë kjo është partia e tyre”, u shpreh Veliaj.
Duke folur për taksat, Veliaj sqaroi se Partia Socialiste ka programin më të mirë për biznesin.
“Për biznesin e vogël taksa do jetë zero deri në vitin 2029. Pse deri në 2029? Sepse mendohet qe pasojat e tërmetit dhe pandemisë do të vazhdojnë për disa vite. Kjo nuk është hap e mbyll qepenin, pra do kohë ekonomia të ndizet. Me programin tonë për pagën minimale 400mij lekë, për taksat e biznesit zero, për një taksë progresive, kush merr me pak paguan më pak, kush merr më shumë paguan më shumë”, tregoi Veliaj.
Për programin e Lulzim Bashës, kryebashkiaku tha se po e shet me para në formë libri, ndërsa ceremoninë e hapjes së fushatës së PD-së e cilësoi një autosallon makinash të shtrenjta.
“Kush pa atë shfaqen e hapjes së fushatës në Tiranë, na kujtoj fushatat e ’96-ës. Si ka mundësi?! Mbi kofano, me zhurmë, Bentley 200’000 Euro, Porsche Cayenne 100’000 euro dhe këta flasin për varfëri. Do me thënë si mund ti ngeli sahati kur ishe ne krye të Bashkisë së Tiranës, po si mund të ngeli ora në ’96?! Ndërkohë që i gjithë populli është emancipuar më shumë se një pjesë e politikës”, nënvizoi drejtuesi politik i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.3%
-
Jam i/e dyzuar
8.6%
Vota total: 2351
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ KQZ vendos si do 'ndahen' KZAZ-të! Tom Doshi merr 1 anëtar si pjesë e shumicës, 2 i merr PS, 2 PD dhe 1 PL
28 Janar, 13:12
-
Zgjedhjet/ Braçe nis punën tek njësia 5, thirrje qytetarëve t’i bashkohen: Betejë për fitore
28 Janar, 09:55
-
Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete
27 Janar, 18:31
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
PS me zyra në ndihmë të diasporës, Klosi injoron akuzat e opozitës: S'mjafton KQZ, duhen asistuar atje, 1 në 3 refuzohet! Në Tiranë më shumë forca për 11 majin
27 Janar, 15:42
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Dy fëmijët e këngëtares Ana Oxa marrin nënshtetësi shqiptare, Qazim Belleno: I befasuar me ndryshimin e Tiranës
27 Janar, 12:56
-
Zgjedhjet/ KQZ s'do t’i japë Tom Doshit numërues nga opozita, zbulohet sa herë deputetët e PSD dhe PDIU bashkuan votat me PS
27 Janar, 12:56
-
Spiropali në Selanik takon shqiptarët, thirrje të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit: Me Greqinë po punojmë për pensionet dhe lejet e qëndrimit
26 Janar, 15:33
-
Thoma Gëllçi: Partitë politike shqiptare dhe fushatat në SHBA: Një çështje ligjore dhe etike
26 Janar, 09:04
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Vota e Diasporës/ Balla tur në SHBA: Vota e shqiptarëve në Miçigan e rëndësishme, sherrin e Tiranës të mos e sjellim këtu! Konsullatë në Detroit dhe linjë fluturimi
25 Janar, 15:52