Veliaj me socialistët e Kavajës: ‘Vulëhumburi’ po kalon në marrëzi, PS e ka derën e hapur për këdo që dëshiron të bashkohet

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike në Kavajë, aty ku në zgjedhjet lokale të 14 majit kandidon Redi Krajli. Duke theksuar se PS është e vetmja forcë që di të vetëkorrigjohet dhe që e mban derën hapur për këdo që dëshiron t’i bashkohet në misionin e saj për transformimin e Shqipërisë, Veliaj ironizoi edhe opozitën për situatën ku e ka futur veten.

“Kur dëgjoj lloj-lloj justifikimi, pse kundërshtarët tanë janë në atë derexhe ku janë, është tipike e njeriut që gabon dhe e trash zullumin e vet. Thotë: ‘jo po ma bëri Erion Veliaj me ambasadën’, ‘jo po Sorosi me Zelenskin’, ‘jo po dreqi me të birin’ - këto janë marrëzitë e një njeriu që nuk e kupton se arsyeja pse shkon nga humbja në humbje është se nuk arrin të gjejë gabimet tek vetja”, tha Veliaj.

Ai tha se Partia Socialiste ka një filozofi krejt tjetër, që e bën fituese.

“Arsyeja pse ne, si Parti Socialiste, shkojmë nga një betejë e fituar në një betejë tjetër të fituar, është se kemi arritur të kuptojmë se mund të vetëkorrigjohemi. Asnjë nuk është perfekt, të gjithë bëjmë gabime: ndoshta dikujt duhet t’i flasim me përulësi, t’ia shpjegojmë diçka jo njëherë, po tre herë, dikë tjetër duhet ta pranojmë ashtu siç është, me gjithë paragjykimin që mund të ketë pasur për forcën tonë, por që gjithmonë ka shansin të bashkohet me ne, të jetë pjesë e një skuadre që e mban derën hapur”, u shpreh Veliaj.

Për opozitën, ai tha se funksionon si Big Brother.

“Sa herë që ata takohen, thonë kë do nxjerrim sot nga shtëpia. Sa herë takohemi ne, themi kë do fusim sot në shtëpinë tonë të madhe socialiste. Janë dy filozofi të ndryshme. Filozofia e tyre është të gjejnë gabimin te tjetri, të përjashtojnë kë të munden, kurse filozofia jonë është të reflektojmë për çfarë gjërash mund të bëjmë më mirë dhe kë mund të bëjmë pjesë të skuadrës sonë - sepse askush nuk është i padobishëm, askush nuk është i panevojshëm, secili është i dobishëm, me aq mundësi sa ka”, vijoi Veliaj.

Veliaj tha se Sali Berishën, njeriu që i përçau shqiptarët, që i vodhi shqiptarët, që u thoshte se Piramidat janë koncepti ynë i kapitalizmit, e ka zënë shprehja e gjysheve, kur thonin ‘të humbtë vula’.

“Për një njeri, që i shërbente Millosheviçit, një tradhtar i rëndomtë, që me asprat që merrte për të tradhtuar vendin, i shërbente xhelatit më të madh që njohu Ballkani, e zunë mallkimet e nënave dhe gjysheve tona; një njeri që vrau njerëz me plumba në mish në Bulevard, siç e dëgjuat nga audiot, me zjarr luftarak, e zunë mallkimet e prindërve tanë dhe sot është vulëhumbur. Sot është bërë tamam i ziu vulëhumbur. Një burrë 80-vjeç, që nuk di çfarë flet e mallkon, merr njerëzit në qafë”, u shpreh ai.

“Shpresoj shumë që në këto zgjedhje, ne të kemi një zgjim kombëtar, për të kuptuar se kush e mban vendin pas, kush na tërheq nga pas xhaketën, kush na përçan, kush ka mbjellë helmin dhe toksinën e përçarjes së veriut me jugut, me ardhurit dhe vendalinjtë. Kush? Ai është vulëhumburi,” shtoi ai.

Në fund, Veliaj bëri edhe një krahasim programesh: “Programi ynë janë çerdhet, kopshtet, shkollat, ujësjellësat, pemët. Po programi i tyre cili është? E dëgjoj Saliun kur vjen në Kavajë dhe thotë: Po e patë kryetarin e Bashkisë, gjuajeni me atë e me këtë. Plaku 80-vjeç, një ligësi e pashoqe, nuk ka asnjë program, ai s’ka asnjë platformë, se ndryshe do të thoshte: ‘Erion Veliaj me Edi Ramën bënë 43 shkolla, ne bëmë aq e kaq me Lulin dhe Ilir Metën’, por nuk e thotë dot se nuk bënë asnjë shkollë në Tiranë, kur e kishin të tre bashkë Bashkinë e Tiranës”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:47
Veliaj nga Rrogozhina: Vulëhumburit e duan Rrogozhinën për të mbushur furgonët e revolucionit, oborrin e partisë e mbushin me Range Rover

 

Ndalesa e radhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ishte Rrogozhina, ku gjatë një takimi me socialistët, Veliaj tha se Partia Socialiste e kërkon votën për të bërë më shumë punë për qytetarët, ndërsa opozita i përdor qytetarët për të mbushur autobusët e “revolucioneve”.

“Kur në Tiranë je drejtori i bingove, basteve dhe lojërave të fatit të Saliut dhe sa vijnë zgjedhjet transferohesh në Rrogozhinë, që t’i shfrytëzosh njerëzit për zgjedhje, kjo është fyerje. Ndaj, ftesa ime për ata që janë të djathtë - aq pak sa kanë ngelur në Rrogozhinë - është: ‘O shokë, pse pranoni të fyheni nga partia juaj? Pse pranoni të bëheni mish për top - mbush autobusë, mbush furgonë për të ardhur në Tiranë dhe për të lënë nam me një revolucion që është bërë skandal? Është bërë turpi i botës të shohësh se si vijnë me Range Rover gjithë oborri i partisë. E keni parë se si i gjejnë paratë për autobusë, për sufllaqe, për kamiona e për bataliona? Por nuk kanë mundësi të ndihmojnë njerëzit, qoftë edhe të partisë së tyre”, u shpreh Veliaj.

“Është tallje për demokratët që të vijë si kandidat këtu ai i bingove dhe i lojërave të fatit. Çimi e do pushtetin që të mbushë furgonët për revolucion, njësoj siç bënte Xhelal Mziu në Kamëz. Pra, ti e do instrumentin që quhet bashki, që të bësh revolucion për Sali vulëhumburin! Bashkia, qeveria, administrata, institucionet janë për të zgjidhur hallet e njerëzve, jo hallet e politikanëve, që u ka humbur vula, që i kanë punët keq dhe që do i kenë keq e më keq sepse do ta mbyllin me turp edhe jetën politike, edhe jetën fizike. Kjo është diferenca mes atyre që pushtetin e duan që të bëjnë punë dhe atyre që pushtetin e duan që të gjejnë vulë dhe me atë vulë të bëjnë revolucion, që s’ka për të ndodhur kurrë sepse Shqipëria i ka punët vetëm për lart dhe jo më për poshtë,” nënvizoi Veliaj.

Ora 15:33
Veliaj: Krenar që iu kemi shërbyer familjeve të Kavajës, e mbajmë kokën lart dhe fitojmë betejën e ardhshme me sukses

 

Në prag të festave të 7 dhe 8 marsit, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi edhe një takim me gratë dhe vajzat e Kavajës.

Së bashku me kryetarin e kësaj bashkie, Redjan Krali dhe deputetin e PS, Etjen Xhafaj, Veliaj u shpreh se Kavaja prej kohësh e ka kuptuar që bastioni i vetëm është familja dhe jo partia.

“Kavaja nuk është bastion partish. Kavaja është një bastion zemrash, është një bastion idealesh, është një bastion dashurie, një bastion mbarësie dhe mirësie. Kjo do të thotë që, në qoftë se kemi kuptuar një gjë nga kjo punë, është se partia kryesore nuk është as PS, as PD. Partia kryesore është familja jote. Të gjitha partitë e tjera vihen në garë që t’i shërbejnë familjes tënde dhe në qoftë se me Redi Kralin këtu në Kavajë, me Edi Ramën në Tiranë, në krye të gjithë Shqipërisë, dhe me gjithë skuadrën tonë, i kemi shërbyer familjeve të Kavajës, atëherë meritojmë ta mbajmë kokën lart e të fitojmë edhe betejën e ardhshme me sukses këtu në Kavajë,” deklaroi Veliaj.

Ai ka falënderuar të gjitha gratë e vajzat, që kanë shërbyer sidomos në sektorë jetësorë publikë, e veçanërisht në momente të vështira si ai i pandemisë që kaluam.

“Ju falënderoj me gjithë zemër për gjithë këtë angazhim të jashtëzakonshëm, nga ato që shërbejnë aty ku ne kemi fëmijët tanë në çerdhe, kopshte e shkolla, mësueset, edukatorët e psikologet që punojnë me kaq shumë dashuri. Tani që kemi edhe çerdhe, kopshte që janë bërë më të mira, edhe puna është bërë pak më e kollajtë. Dua të falënderoj të gjitha ato që janë doktoresha e infermiere. Në ditët më të vështira të pandemisë ishin edhe më të forta se burrat, e ndërkohë i shërbyen familjes së tyre dhe gjithë qytetit tonë. Jam i përulur me respekt për të gjitha gratë e vajzat që punojnë në Bashkinë e Kavajës e kanë transformuar totalisht faqen e qytetit, por nuk besoj që ka një angazhim më të madh sesa të jesh një nënë, apo një gjyshe. Ju faleminderit nga zemra dhe ju përulem me shumë respekt e mirënjohje. Gëzuar festën,” uroi Veliaj.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GISHTIMYTH: 06/03/2023 09:10

    S'KENI TURP E KENI KATANDIS KAVAJEN KATUND...JA HOQET TE GJITHA DHE TANI VINI E KERKONI VOTEN ! YYYYYYYYYY PLERE E KEQE !!!

    Përgjigju
  • arnoldi: 05/03/2023 17:08

    JU JENI MUT NJERI E SHURRE TJETRI,,,,UNE JAM 40 VJEC DHE DO VOTOJ ENDRI SHABANIN,,,,ASNJEHERE NUK DO JAP VOTE PER PS.DHE PD..APO LSI...I KEMI PROVUAR DHE NA KANE DHENE VEC VARFERI....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase