Veliaj me strukturat e njësisë 9 në Tiranë: Kur vjen fushata ata xhirojnë gomat, kur humbin i djegin! PS është gati për fitore në 2025

Veliaj me strukturat e njësisë 9 në Tiranë: Kur vjen fushata ata xhirojnë gomat, kur humbin i djegin! PS është gati për fitore në 2025

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ja hedhur akuza ndaj PD gjatë takimit me strukturat e Njësisë 9, për të cilën Veliaj tha se e kanë lidhur filozofinë e vet me gomat.

 Veliaj tha se PS nuk ka kohë të humbë me hallet e ‘non gratës’, ndërsa shpreh bindjen se Partia Socialiste do të marrë një tjetër fitore në zgjedhjet e 2025-ës.

“Për sa kohë ne fokusohemi tek hallet e njerëzve dhe jo tek hallet e Saliut, unë besoj se i kemi bërë një nder të madh vendit. Çdo minutë që humbasim me non-gratat, me këta vulë-humburit, me këta që djegin shtëpinë e tyre, është një minutë që kemi humbur për shtëpitë e njerëzve, për hallet e njerëzve dhe për punët që u kemi premtuar njerëzve. Ndaj, motra dhe vëllezër, kokën lart, mëngët përveshur dhe gati për një betejë tjetër në 2025. E keni vënë re? Kur vjen fushata, xhirojnë gomat; pastaj, kur kanë humbjen e radhës, djegin goma. Unë e kuptoj një parti që ka lidhje për shembull, me librat, ose me artin dhe kulturën, por një parti që e ka lidhur filozofinë e vet me gomat pra, ose xhirim gome në fushatë, ose djegie gomash në humbje - është një çudi shumë e madhe. Pse nga 100 parti njerëzit zgjedhin PS?”, u shpreh Veliaj.

Veliaj deklaroi se një parti që djeg selinë e saj, nuk mund të merret me hallet e qytetarëve.

“Ne duhet të flasim politikisht me njerëzit dhe ata duhet ta dinë qartë se ne nuk jemi për të zgjidhur hallet e Saliut, hallet e non-gratës, hallet e vulës.  Pra, një parti që shkon dhe djeg selinë e vet dhe një parti që theret me njëri-tjetrin për vulën, janë halle banale të një grupi shumë të vogël njerëzish. Nuk janë këto hallet e njerëzve normalë. Hallet e njerëzve normalë janë infrastruktura, pastrimi, janë shkollat e reja, kopshti, çerdhet; këto janë hallet e njerëzve normlë”, tha ai.

Veliaj u shpreh se sot Tirana, në bashkëpunim me qeverinë, ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm.

“Sot jemi shumë krenarë që Tirana ishte me shumë sukses Kryeqyteti Europian i Rinisë. Patën mundësi mijëra të rinj që të vijnë për aktivitete. Pastaj, patëm vitin e Sportit. Sivjet kemi Presidencën e organizatës më të madhe të bashkive në Ballkan, ku vijnë bashkitë e tjera të mësojnë. Vitin tjetër do të kemi nderin që Tirana të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. I Kulturës dhe Dialogut sepse kur qeverisim ne, ka kulturë dhe ka dialog. Kur qeverisin ata ka dhunë, djegie, ka shkatërrim. Kjo është një diferencë shumë e madhe”, deklaroi Veliaj.

Ai deklaroi se shkollat janë standardi më i lartë sot në të gjithë rajonin tonë.

“Sot shkollat e reja, sidomos ato që u ndërtuan me gjithë iniciativën pas tërmetit, janë sot shembull. Dhe një pjesë e turistëve, sidomos ata që merren me mësimdhënie, me jetën komunitare, janë pjesë e shoqatës së prindërve, pjesë të itinerarit kanë edhe që të shohin sesi është një shkollë publike në Tiranë, që janë të gjitha model edhe për nga cilësia e mësimit. Kur i dëgjoj këta s’kanë bërë asnjë shkollë, them, këta lodhen pse dëgjojnë emrat e shkollave. Ne kemi bërë më shumë shkolla seç kanë hedhur ata bomba molotov. Edhe pse kanë hedhur shumë, ne kemi bërë më shumë shkolla seç kanë hedhur ata bomba”, nënvizoi Veliaj.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Giro D'Italia' nis nga Shqipëria, Edi Rama: Njësoj si të kishim Cristiano Ronaldon mbi biçikletë

'Giro D'Italia' nis nga Shqipëria, Edi Rama: Njësoj si të kishim Cristiano Ronaldon mbi biçikletë