Veliaj me studentët e akademisë së
biznesit: 'Po' arsimit profesional

Veliaj me studentët e akademisë së<br />biznesit: 'Po' arsimit profesional
TIRANE - "Faktikisht tregu i punës është shumë i dobët. Personat nuk janë të specializuar në një fushë, janë të gjithanshëm, por jo të specializuar në një fushatë. Në Shqipëri kontabiliteti është pak i ngushtë si hapësirë". Kështu shprehen studentët e akademisë së biznesit.
Këta studentë mund të flasin për dijet e tyre të orientuara specifikisht në këtë fushë. Kreativiteti dhe idetë nxiten nga ëndrrat dhe lufta për t’i realizuar ato. Duket se për këta studentë realizimi i ëndrrave në aspektin profesional do të jetë më i lehtë. Ata janë specialistë të mirë në një fushë të caktuar.

Stërvitja e profesionistëve në dije specifike dhe nxitja e niveleve të mesme të punës dhe zanateve ka qenë mesazhi që Ministrit të Mirqënies Sociale dhe Rinisë ka përcjllë në takimin që zhvilloi me këtë të rinj.
                                                
"Ne kemi një punë shumë të rëndësishme për të ndryshuar mentalitetin. Edhe sot ka një mani që të bëhemi të gjithë gjeneralist. Ndaj dhe inkurajimi ynë ka qenë për të gjithë prindërit shqiptarë që gjatë vjeshtë të marrin vendime se ku i arsimojnë vendimet e tyre, është që të zgjedhin profesionet dhe shkollat profesionale. Akademitë si kjo ku jemi sot të cilat i ofrojnë njerëzve një zanat. Ndaj ajo që do të bëjmë është që duke filluar nga viit tjetër jo vetëm në nivelin e shkollës së lartë do të inkurajojmë arsimin profesional, por duke filluar që në shkollën e mesme", u shpreh ministri Veliaj.

Ministri Veliaj theksoi mungesën e shtresës së mesme të punës për realitetin shqiptar dhe mentalitetin gjeneralist.

"Ka shumë njerëz që janë çirakë të gjithçkaje ngaqë bëjnë sikur marrin vesh nga të gjitha. Por, ka shumë pak njerëz që janë mjeshtra të gjithçkaje".

Sipas tij këto janë element që duhet të ndryshojnë sa më parë në shoqërinë shqiptare dhe në arsmimin e të rinjve për t’ju siguruar atyre më shumë mundësi punësimi në të ardhmen", tha Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë