Veliaj: Minoranca e zhurmshme nuk do të ndalë projektet për Tiranën! Ja plani ynë për autobusët elektrikë

Veliaj: Minoranca e zhurmshme nuk do të ndalë projektet për Tiranën! Ja plani ynë për autobusët elektrikë

Erion Veliaj

TIRANE- “Të gjithë projektet e mira që kanë një konsensus publik nga shumica e heshtur do shkojnë deri në fund”. Ky është premtimi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj teksa siguroi qytetarët se Bashkia e Tiranës është duke punuar në shumë projekte të rëndësishme. Duke folur në Forumin 17+1 që po mbahet këto ditë në kryeqytet, Veliaj theksoi se detyrë e një kryebashkiaku është të mendojë edhe për gjeneratën e ardhshme dhe siguroi se Tirana është një qytet që po kujdeset edhe për këtë. “Ne në Tiranë kemi punuar shumë edhe me disa prej projekteve të tjera. Një nga projektet që prapë po debatohet tani nga një minorancë e zhurmshme është Teatri i Ri Kombëtar por unë them që në finale të gjithë projektet e mira që kanë një konsensus publik nga shumica e heshtur janë projekte që do vazhdojnë do shkojnë deri në fund dhe sot u gëzova jashtë mase kur dëgjova që gjithë kryetarët e bashkive të Ballkanit po përfshihen në projekte të tilla strategjike”, theksoi Veliaj
Kreu i Bashkisë solli në vëmendje edhe për betejën e një minorance të zhurmshme për të bllokuar ndërtimin e këndeve të lojërave në kryeqytet që sot janë një sukses dhe një realitet i prekshëm nga të gjithë. “Kur filluam të ndërtonim këndin e parë të lodrave e pamë se ccfarë vandalizmi dhe ccfarë protestash absurd patëm në tiranë. Pse? Unë besoj se në thelb njerëzit protestojnë ndryshimin dhe jo detyrimisht projektin specifik. Aftësia për dikë që drejton duhet të jetë një analizë që të dallojë se ccfarë është një minorancë e zhurmshme që kundërshton ndryshimin kudo dhe ccfarë është një shumicë që me heshtjen e vet të aprovon pavarësisht se nuk rri gjithë ditën me megafon. Vazhduan protestat, mbaj mend që patëm deputetë që erdhën me pistoletë . Ata prish, ne ndërto, 78 protesta prishje, 100 ditë ndërtimi dhe në finale, ka qenë një nga historitë tona të suksesit. Në 50 muaj që e qeverisim Tiranën, kemi 50 kënde lojërash”, deklaroi Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj tha se tashmë Tirana po mendon të transformojë edhe shërbimin e transportit publik duke kaluar te ai elektrik. “Para 5 vitesh nuk i përmendje dot. Një autobus elektrik nga kompani evropiane kushton 1 milion dollarë; sot jemi në një situatë ku ka shkuar tek çerek milioni, por çerek milioni është më lirë se sa një autobus evropian me diesel, Euro 6 apo me Euro 5. Sot është futur ky opsion në ekonomitë lokale qoftë edhe të Ballkanit. Ne pak a shumë i kemi buxhetet e ngjashme dhe para 5 vitesh s’e konsideronim dot por sot realisht ne mund ta konsiderojmë dhe në Tiranë ka disa kompani që janë duke bërë porositë apo negociuar çmimin e fundit”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se 5 vite më parë kryeqyteti i ngjante një xhungle urbane, ndërkohë që sot është transformuar.  Teksa tregoi sfidat e para me të cilat u përball në marrjen e detyrës, Veliaj theksoi se treguesi më i qartë i asaj që gjeti katër vite më parë ishte ora e qytetit e cila ndonëse tre metra larg zyrës së kryebashkiakut të kohës nuk funksiononte. “Mbaj mend ditën e parë në Bashki, ora kishte ngelur 5: 37, qyteti e kishte saktë orën dy herë në ditë, 5: 37 e mëngjesit dhe 5: 37 e darkës. Do të thotë që edhe vetë metafora e Sahatit tregon një qytet që ka ngelur në kohë dhe në një pjesë të madhe të tranzicionit sidomos në vitet 90 qyteti ngeli në kohë dhe më pas kur u ndërpre ai progres që Edi Rama nisi me shumë vrull 2000-2011, qyteti ngeli prapë në kohë. Ju mund të thoni a është kjo gjëja më e rëndësishme në qytet? Nuk është më rëndësishmja, por tregon që nëse një kryetar bashkie nuk ushtron autoritet 3 metra nga dritarja e vet është shumë e vështirë të bësh transformime të mëdha në gjithë qytetin, ndaj shpesh herë bisedën me  kryetarët e tjerë të bashkive këtu janë simbolikat e vogla që tregojnë me çfarë ritmi e mentaliteti funksionon qyteti ynë”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se një nga aksionet e para ishte ai i rregullimit të kopshteve dhe të ccerdheve, si dhe aksioni i madh i pastrimit në të gjithë qytetin. “Mbaj mend atëherë bëmë një tur për të parë që kopshtet, shkollat e çerdhet në fakt I ngjanin burgjeve dhe ti e kupton pse rritet një gjeneratë e re e dhunshme, vandalizuese ndaj se bukurës, së mirës, ndaj investimeve publike. Në fillim fare filluam me një aksion të pastrimit të territoreve, dhe hapësira publike. Pas aksionit të pastrimit filluam një aksion të madh rindërtimi. Edhe fokus të madh në kopshte, çerdhe, shkolla, ku jo vetëm kompanitë morën përsipër që të jepnin një dorë, pra biznesi privat që aq shumë anatemohet”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj, teksa shtoi se fëmijët janë bërë avokatët më të mirë të shumë nismave të ndërmarra nga Bashkia. “Ka shumë njerëz të cilët me të drejtë thonë ne jemi politikanë, ç’punë kemi ne që merremi me kalamajtë, ata as votojnë, as paguajnë taksa, po unë besoj që kjo është një nga gabimet më të rënda që ne kemi bërë në rajon Unë besoj që bashkia e Tiranës që përgjigjet duke u kujdesur për gjeneratën e ardhshme. Nëse dëgjon nga fëmija i vet se këto risi që i promovon qyteti janë realisht gjëra që i përqafojnë si ditët pa makina, si mbjellja e pemëve, si këndet e lodrave, atëherë  fillojnë dhe konvertohen edhe prindërit. Pastaj vazhduam këtë me terrenet sportive, ne sot kemi një histori suksesi me 17 shkolla të reja, që po i bëjmë sipas funksionit shkolla komunitare”, deklaroi Veliaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KIRI: 26/10/2019 00:46

    O ERION PO TI JE NJE COPE GOMARI,,,,PO MBYLL MANDATIN TEND TE DYTE DHE AKOMA ECEN NE TIRANE NEPER RRUGET QE KA BERE ZOGU,,ENVERI,,DHE ITALIANET,,JANE PO ATO LINJA ME AUTOBUZE QE QELBIN TIRANEN ME BLOZE,,NUK KE BERE ASNJE RRUGE TE RE,,,ASNJE PROJEKT PER CFRYJREN E TRAFIKUT ,,DHE LEVIZJEN E SHPEJTE,,ASNJE TUNEL,,,,DUHET TE BEHET NJE TUNEL QE TE FILLOJE MBRAPA 15 KATESHIT ME DY KORSI E TE DALE NE KTHESEN E KAMZES,,, KENI BERE VEC NJE SEGMENT TEK UNAZA E MADHE DHE PRIT TE PRESIM,,,MBASE MBARON PAS 10 VJETESH,,,,TIRANA ESHTE E QELBUR KUDO QE TE SHKOSH,,PLUHUR NEPER CEPA RRUGESH ,,DHE TEK -TUK SHIKON NDONJE PUNETOR TE PASTRIMIT ME BICIKLETE QE BEN GJOJA SIKUR PASTRON,,,MAKINAT PARKOJNE NE KRAHUN E DJATHTE TE RRUGES DHE PLUHURI DEPOZITOHET POSHTE MAKINAVE,,,DUHET TE BEHET PASTRIM I PLANIFIKUAR DHE NE ANEN E DJATHTE SI NE AMERIKE,,APO NUK I KE PARE ATJE O ERION KUNGULLI,,,..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK

Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK