Veliaj mirëpret demokratët që i bashkohen PS: Është shtëpia më e madhe e shqiptarëve sepse nuk i braktis kurrë

Edhe gjatë takimit me banorët e zonës së Bulevardit të Ri, Erion Veliaj mirëpriti demokratët që iu bashkuan Partisë Socialiste. Ai tha se gjithnjë e më shumë kryeqytetas po e kuptojnë se familja socialiste është shtëpia më e madhe e shqiptarëve. 

“Jemi një skuadër që shtohemi, duke ftuar njeri-tjetrin që të na bashkohet në shtëpinë tonë, që shtëpia të bëhet më e madhe dhe që bashkë të ndajmë barrën e këtyre punëve. Shikoni pak shtëpinë tjetër, që funksionojnë si Big Brother. Por, ne të majtët themi: “Kush po hyn në shtëpinë tonë”. Ata kanë merak vetëm kë po nxjerrin nga shtëpia. Nxorrën Lulin, nxorrën Alibeajn, nxorrën Majlindën [Bregu]. Ata specializohen për të nxjerrë njerëzit e tyre nga shtëpia, ne përpiqemi si ta shtojmë shtëpinë tonë të përbashkët. Kur them këtë dhe kur e ilustroj me këto 4 histori, kam parasysh të gjithë ata që sot që unë i takova teksa po vija këtu, një pjesë na janë bashkuar dhe kanë hyrë në këtë shtëpi, që është shtëpia më e madhe, më patriotike, më profesioniste,” u shpreh Veliaj. 

Ai tha se dera e socialistëve do të jetë gjithmonë e hapur dhe se kjo është forca që nuk i braktis kurrë qytetarët.

“Kush ka ardhur këtu sot nga PD-ja, nga ish-LSI-ja, apo nga çdo forcë tjetër, dhe ka gjetur tek PS-ja shtëpinë e madhe që nuk i tradhton kurrë, që nuk i braktis kurrë, që nuk i lë punët përgjysmë, unë iu them: Mirë se erdhët në shtëpinë tonë! Është edhe shtëpia juaj! Fakti që kjo është një shtëpi e hapur dhe fakti që kjo shtëpi nuk i braktis kurrë njerëzit, ka bërë që edhe shumë demokratë dhe shumë aktivistë të partive të tjera të bashkohen me një shtëpi që nuk i lë gjërat në gjysmë, që nuk i lë punët në mes, që nuk e braktis detyrën,” u shpreh Veliaj. 

Edhe ministrja Ogerta Manastirliu tha se kryeqyeti ka arsye të krenohet sot, sepse kartëvizita e një kryebashkiaku si Erion Veliaj është Tirana e 2023-shit.

“Ne, sot jemi krenarë për Erionin, ndaj e mbështesim me zemër atë. E mbështesim me zemër sepse Erioni sot ka një kartëvizitë shumë të mirë dhe është krenar dhe ju sheh në sy të gjithëve: Ka Tiranën e 2023-shit. Kjo është kartëvizita e Erion Veliajt. Prandaj, Erion Veliaj ka sot kreditet e mëdha dhe del përpara jush për të kërkuar mbështetjen tuaj për të vijuar punët, për transformimin e Tiranës sonë,” deklaroi ministrja.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan: 07/05/2023 04:31

    Tirana i perket asaj force politike qe e transformoj nga nje qytet me kiooska ne nje qytet modern.kete vlesim per Tiranen e re te transformua e konfirmojne personalitete te huaj qe kane vizituar vendin tone. Urime per fitore te P S.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Harris apo Trump?  Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju

Harris apo Trump? Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju