TIRANË - Rehabilitim dhe instalim të sistemit të ngrohjes në 6 shkolla e 3 kopshte, si dhe ndërtimin e një kopshti të ri në zonën e Depos së Ujit, ishin zotimet që kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, mori sot përsipër në njësinë nr.2 në Tiranë, gjatë prezantimit të programit të tij të detajuar për çdo lagje të kryeqytetit.
Një nga të pranishmit e këtij takimi ka qenë edhe Spartak ngjela i cili gjatë fjalës së tij u ka kërkuar qytetarëve që të votojnë Erion Veliaj pasi është i pakorruptueshëm. Në këtë mënyrë u shpreh Ngjela largojmë korrupsionin nga kryeqyteti.
Veliaj premtoi rehabilitimin e shkollave “Mihal Grameno”, “Jordan Misja”, “Hasan Tahsin”, “Qemal Ataturk”, “Mustafa Gërbëlleshi” dhe “Sandër Prosi”, si dhe Kopshtin nr. 18, Kopshtin në Sauk i Ri dhe Kopshtin në Sauk i Vjetër, duke nënvizuar se këto janë problemet konkrete që shqetësojnë sot çdo familje të kësaj zone. Ai tha se njësia nr.2 në Tiranë ka probleme me legalizimet, rrugët e degraduara dhe shkollat e kopshtet që janë në gjendje të mjeruar.
Sipas tij, gjithsej në njësinë nr.2 janë identifikuar gjithsej 357 probleme, nga të cilat janë 27 hapësira parkimi abuzive, 17 hapësira publike të uzurpuara, 15 hapësira me mungesë gjelbërimi, 102 rrugë të amortizuara, 39 trotuare të dëmtuara, 33 puseta që mungojnë, 23 rrugë ku mungon tërësisht ndriçimi, 4 tregje jashtë standardeve etj.
“Ka nevojë për një shkollë të re të mesme në Sauk, një zonë që është trefishuar në banorë, por jo në shërbime. Pas 21 qershorit, do të kemi një shkollë të re në këtë zonë. Do të vazhdojmë me rehabilitimin në shkollat “Jordan Misja”, “Mihal Grameno”, “Hasan Tahsim”, “Qemal Ata Turk”, dhe të gjithë ata prindër që sot dëgjojnë emrin këtyre shkollave, pas 21 qershorit, të rrinë të qetë sepse do t’i dërgojnë fëmijët në shkolla të ngrohta”, tha Veliaj.
“Ne kemi një kontratë konkrete, cila është oferta e tyre? Oferta e tyre është ishim më mirë kur ishim më keq. Pyetja është shumë e thjeshtë: na tregoni cila është oferta juaj? Kjo është kontrata jonë dhe mbi këtë kontratë do të votohemi, me këtë kontratë do të punojmë dhe me këtë kontratë do të vlerësohemi. Me këtë kontratë do e nxjerrim Tiranën nga përrallat me mbret e me tramvaj, për ta çuar më në fund në drejtimin e duhur duke e kthyer bashkinë në krye të detyrës”, deklaroi Veliaj.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com