Veliaj: Në 3 vite, Tirana ka ecur me të pestin, transformuam një bllok që u shërben 5 mijë banorëve

Ndonëse shumë afër qendrës, blloku i banimit që kufizohet nga rrugët “Stavro Vinjau”, “Qamil Guranjaku” dhe “Pjetër Budi” në Njësinë 2, pranë Ambasadës Amerikane, nuk kishte njohur investime prej gati 20 vitesh. Banorëve u është dashur të bashkëjetonin me baltën në dimër, pluhurin në verë dhe zaptimin e pronës së përbashkët.

Sot, tre vjet nga ardhja e administratës së re në krye Bashkinë e Tiranës, lagja me sipërfaqe 24 mijë m2, është transformuar plotësisht, ku veç rrugëve, trotuareve të reja dhe vendeve të parkimit, i janë shtuar hapësirat e gjelbra, këndet rekreative dhe argëtuese për fëmijët dhe të rriturit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Vasilika Hysi, inspektoi përfundimin e punimeve për rikualifikimin e bllokut dhe theksoi se ndryshimi i lagjes do t’i shërbejë më shumë se 5 mijë banorëve.

Kjo njihet si lagja e Ambasadës Amerikane, por vetëm emrin ka të tillë sepse nuk i ngjan fare Amerikës. Nga Amerika e ndante vetëm një mur, por këtej ishte Kandahar, andej Amerikë. Nuk po them se sot është bërë Amerikë, por kemi një hapësirë shumë herë më qytetare. Fakti që njerëzit thonë: Po, këto i bëri bashkia, ama unë mbolla një lule, një pemë, dhashë pak hapësirë, kontribuova me pak punë, më bën të ndihem shumë krenar që i shërbej një qyteti që ka kaq shumë solidaritet. Pavarësisht numrit të madh të problemeve, ky qytet mbrun një ndjenjë familjare; pra sillemi si një familje, kur vjen puna tek interesi i përbashkët.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Ai lajmëroi se puna për transformimin e kësaj lagje do të vijojë edhe me disa blloqe të tjera banimi, që shtrihen përgjatë rrugës së “Elbasanit” dhe Rr. “Pjetër Budi”. Ndërkaq, paralelisht do të vijojë rikonstruksioni i fasadave të pallateve.

Do të vazhdojmë edhe në lagjen tjetër, që është investim akoma më i madh, nga Rr. “Budi”, shkolla “Labinoti” dhe gjithë blloku i kësaj mëhalle. Njësia 2 është e madhe në popullsi sa ndoshta qyteti i dytë dhe i tretë më i madh i Shqipërisë. Pra, nëse do të kishte një qytet të dytë mbas Tiranës do të ishte Njësia 2 dhe Njësia 5. Ndaj meriton që të dalë në dritë!.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Kryebashkiaku falenderoi në mënyrë të veçantë bashkëpunimin që treguan banorët e zonës, të cilët mundësuan realizimin e këtij projekti sipas standardeve.

Shpreh mirënjohjen për banorët e këtushëm. Ka qenë një lagje model edhe në bashkëpunimin që kemi pasur. Të gjitha kthinat, xhepat e lagjes nuk kanë qenë kështu. Disa kanë qenë të uzurpuara, me pak dalje, me territore të zëna. Fakti që secili la diçka për të mirën e përbashkët do të thotë që sot në Tiranë kemi arritur një nivel tjetër qytetarie, që nuk e kishim tre vite më parë. Njerëzit dhanë vullnetarisht diçka, që gjithë komuniteti të dilte i fituar.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Ai shtoi se kur mbeten edhe pak ditë nga 3-vjetori i marrjes së mandatit si kryetar i Bashkisë së Tiranës, qyteti ka pësuar ndryshime të prekshme, konkrete, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në mentalitet.

Për pak ditë mbushim 3 vjet nga fillimi i punës në Bashkinë e Tiranës dhe më vjen mirë që teksa kthejmë kokën mbrapa, kuptojmë se kemi ecur me marshin e pestë. Fakti që banorët jo vetëm që e presin me entuziazëm, por edhe vetë kontribuojnë, do të thotë që investimi më i madh në këto tre vjet nuk ka qenë llaçi, tullat, asfalti, pemët apo korsitë, por mentaliteti. Kjo është ndoshta historia më e madhe e suksesit të këtyre tre viteve punë në Bashkinë e Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Deputetja e PS, Vasilika Hysi shprehu mirënjohje për Bashkinë e Tiranës për punën, duke i dhënë pamjen e duhur një lagje të lënë në harresë. Ajo vlerësoi faktin që Bashkia e Tiranës po punon në të gjithë territorin e saj, jo vetëm në qendër, por edhe në periferi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja