Ministri Veliaj dhe Ambasadori i SHBA, Donald Lu vlersojne idete novative te te rinjeve Shqiptar, Foto Flor Abazi
TIRANË, 16 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Në fund të janarit qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë do të çel fondin prej 4.5 milion euro për të nxitur punësimin.
Lajmin e bëri të ditur, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Tiranë për vlerësimin e ideve novative të nxënësve të shkollave profesionale "Harry Fultz"  dhe asaj të Durrësit, "Beqir Çela", ide këto të cilat qenë fryt i Kampeve të Biznesit, që u organizuan me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe "Partners Albania". Ambasada Amerikane financoi Kampet e Biznesit me 90 000 dollarë si dhe solli në Shqipëri ekspertët e suksesshëm amerikanë, Jennifer Kushell dhe Jordan Agolli.
Ministri Veliaj dhe Ambasadori i SHBA, Donald Lu vlersojne idete novative te te rinjeve Shqiptar, Foto Flor Abazi
Gjatë aktivitetit, Ministri Veliaj u shpreh se të rinjtë janë në fokusin e qeverisë, teksa njoftoi se në fund të janarit do të çelet dhe një fond i caktuar për nxitjen e punësimit. "Në fund të janarit, Qeveria shqiptare do të çelë fondin e nxitjes së punësimit prej 4.5 milionë dollarësh, në të cilën një zë i veçantë do të jetë për ato kompani që do të duan të marrin në punë të rinj kundrejt pagesës", tha Veliaj.
Gjatë aktiviteti mori pjesë edhe Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, nga krahu tjetër rrëfeu historinë e vëllait të tij, që falë një ideje gjeniale, pas shumë përpjekjeve u kthye në një biznesmen të suksesshëm. "Shtetet e Bashkuara të Amerikës i vlerësojnë mjaft idetë e të rinjve, pasi janë më origjinalet. SHBA-të kanë investuar rreth 90 mijë dollar për t'i ofruar të rinjve shqiptarë mundësinë e të folurit përmes inovacionit, duke kurorëzuar dhe një dëshirë të tyre", tha Lu.
Më tej gjatë aktivitetit, Ministri Valiaj dhe Ambasadori Donald Lu shpërndan certifikatat e vlerësimit për idetë inovative, ku ra në sy risit që të rinjtë shqiptarë kishin arritur të krijonin. Kështu Ministri Veliaj vlerësoi stilolapsin inteligjent të krijuar nga një grup nxënësish, ku falë procesorit që ky stilolaps kishte në brëndësi të tij, regjistronte zërin dhe me aplikacionin përkatës i hedh fjalët në celular apo tablet. Po ashtu ishte koshi i mbeturinave me sensor me qëllim që vendi ku hidhen mbeturinat të mos mbaj erë dhe të jetë praktik. Kështu ky kosh ka një sensor i cili teksa dikush afrohet për të hedhur mbeturinat ai hapet dhe pasi mbeturinat hidhen, koshi mbyllen sërish duke eliminuar shpërndarjen e erërave të ndryshme. Risi e vlerësuar sot ishte dhe sistemi i sigurisë në dush, ku përmes sensorëve dhe pajisjeve të caktuara, në rast defekti elektrik, pajisja ul automatikisht automatin, pa të rrezikuar jetën gjatë larjes./a.g/