Veliaj në Gosë të Rrogozhinës: 'Saliu mendon siç ka familjen e tij, vidh e shkatërro; Ne flasim me punë dhe ecim vetëm përpara'

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u ndal në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku zhvilloi një takim me banorët e zonës, të cilët i ftoi që më 23 korrik të votojnë kandidatin Edison Memolla.

Veliaj tha se të gjithë e kanë kuptuar, edhe ata që më 14 Maj votuan kundër, që zgjedhja e duhur për Rrogozhinën është Partia Socialiste. 

 “Shumë nga ata që herën e fundit i kishim përballë, sot na janë bashkuar dhe dua t’i falënderoj, se asnjë njeri nuk është i pagabueshëm. Njerëzit kanë opinione të ndryshme, njerëzit kanë ide të ndryshme, njerëzit kanë dashuri, por kanë edhe inate të ndryshme. Por kur pamë sa afër ishte rezultati unë besoj se edhe ai që mund të ketë pasur një qejf mbetje, edhe ai që nuk doli në votim, edhe ai që ndoshta për inat të vogël tha t’u jap një mësim, sot i ka thirrur mendjes dhe ka kuptuar që kjo nuk është gallatë. Me cic-micet e vogla nuk mund ta çojmë Rrogozhinën si plaçkë te Saliu. E keni parë Saliun, përditë vrer-vrer?! E ka refuzuar Amerika. E ka refuzuar Anglia dhe Saliu vetëm vrer përditë. U rrah në Tiranë. U rrah me 60 mijë vota”, tha Veliaj. 

Ai tha se Saliu tani nuk ka punë tjetër dhe merret me familjet e njerëzve, sepse mendon që janë të gjitha si familja e vet, që vetëm vjedhin dhe shkatërrojnë. 

“Merrej me gruan time, per vendin ku kishte punuar para dhjetë vitesh. E dini pse merret me kalamajtë tanë dhe me gratë tona?! Se Saliu mendon se të gjithë i kemi familjet si ai. Saliu mendon se gjithë gratë e Shqipërisë janë si Argita, me faturën 3 milionë euro për çdo biznesmen që vjen. Saliu mendon që gjithë çunat e Shqipërisë janë si Shkëlzeni, vidh prona, vrit njerëz, hidhi në erë në Gërdec. Ai mendon se të gjithë ne jemi si ai. Një nga arsyet pse merret me gratë dhe me kalamajtë e të gjithëve është se ai mendon se çdo familje në Shqipëri kështu jeton, duke vrarë, duke prerë, duke vjedhur, duke përçarë dhe ai pa dashje i flet Frojdit. Pa dashje, siç e ka familjen e vet, mendon se janë familjet e të gjithë shqiptarëve . Ai nuk e di që në Rrogozhinë njerëzit çohen që në katër të mëngjesit. Njerëzit në Gosë çohen që pa dalë dielli, që të sigurohen që punohet ara. Që të sigurohen që produkti vilet. Që të sigurohen se mbrohet edhe nga i nxehti, edhe nga breshëri, edhe nga shiu pafund”, tha Veliaj. 

Zgjedhësit në Bashkinë Rrogozhinë u thirrën sërish në votime, pasi Kolegji Zgjedhor në fund të betejës ligjore të kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxhës pranoi argumentimet e tij se procesi zgjedhor pati shkelje, duke shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 14 majit e duke urdhëruar përsëritjen e tyre.

Zgjedhjet do të mbahen më 23 korrik dhe qytetarët do të duhet të zgjedhin mes Edison Memollas dhe Shkëlqim Hoxha, i pari për të mbajtur fitoren e 14 majit dhe i dyti për ta përmbysur e për t’u bërë kryebashkiaku i 8 në vend nga radhët e opozitës.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij