Veliaj: Kavaja ecën përpara falë bashkëpunimit qeveri-bashki! Kurrë më mbrapa te komunisti Sali dhe fuksi Ilir

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj vijoi sot turin e gjelbër drejt 14 majit në Kavajë, ku mbolli disa pemë me banorët, e u shpreh se ata e kanë zgjedhur që duan të ecin përpara me punë dhe projekte për qytetin. Ai tha se qytetarët e Kavajës nuk janë më ‘mish për top’, siç i ka trajtuar ndër vite Sali Berisha.

“Kur bëmë projektin e parë në Tiranë, këndi e lodrave te Liqeni, Partisë Demokratike I duheshin njerëz për protestat dhe Saliu bërtiste: Sillini ata të Kavajës këtu ‘mish për top’. Pastaj, kur vazhduam projektin e sheshit “Skëndërbej” - Tirana e kishte braktisur Saliun totalisht, siç e ka braktisur edhe sot - dhe u duhej të bënin protesta, thoshte: Mbushe me ata të Kavajës ‘mish për top’, të vijnë të protestojnë në Tiranë. Sot i themi se Kavaja nuk është me mbush autobusë, Kavaja nuk është ‘mish për top’, Kavaja do të eci vetëm përpara, vetëm me punë, me projekte, me Edi Ramën, me Redi Krajlin dhe Partinë Socialiste. Sot Kavaja ka 12 shkolla të reja që dallojnë nga shkollat e Tiranës, në mos janë edhe më të mira. Ka ndriçim, ka gjelbërim dhe ka pastërti, ndaj duhet të vazhdojmë të ecim përpara”, tha Veliaj. 

Mandej, kryebashkiaku i Tiranës tha se qyteti i Kavajës, që sapo ka filluar të shijojë frytet e bashkëpunimit mes qeverisë dhe bashkisë, dhe se duhet ecur përpara dhe jo mbrapa te komunisti Sali dhe fuksi Ilir. 

“Komunisti Sali, që ishte sekretar partie edhe në atë kohë, i privilegjuar edhe në atë kohë, hante me lugë floriri edhe në atë kohë, ishte në byro edhe në atë kohë, drejtonte Partinë e Punës edhe në atë kohë, sot ka ndryshuar vetëm lëkurën, dhe në qoftë se doni një provë, ka zgjedhur Ilir Metën, fuksin e lagjes, dylekëshin, spiunin e Sigurimit, për aleat. Ndërkohë, Partia Socialiste aleancën e ka me çunat dhe gocat e Kavajës, me burrat dhe gratë e Kavajës, me gjyshet dhe gjyshërit e Kavajës, ata janë demokratët e vërtetë, jo ish-komunistët dhe ish-sigurimsat. Ish komunistët dhe ish sigurimsat e duan Kavajën për të mbushur autobusët për protestat në Tiranë, e duan Kavajën ‘mish për top’, e duan Kavajën se Tirana i ka braktisur, por sot i ka braktisur dhe Kavaja. “Mish për top” nuk ka, mbushës autobusësh nuk ka, jemi këtu për hallet tona dhe jo për hallet e tyre. Saliu ka një hall që mos i rëntë njeriu, Saliu ka një problem që mos e zëntë njeri, Saliu ka një siklet që mos i ndodhtë askujt. Sali Berisha nuk shkon dot deri në Rinas, nuk shkon dot deri në port, se është “non grata””, tha Veliaj. 

Ai ftoi demokratët që të shohin dhe të mendojnë për hallet e familjeve të tyre dhe jo për hallet e Saliut dhe Ilirit, që tallen me njerëzit nga Gjiri i Lalzit.

“Saliu me Ilirin janë tek Gjiri i Lalzit tani. Janë duke u tallur me dynjanë dhe thonë: ishalla e hanë edhe kësaj here ndonjë rrenë dhe t’i përdorim “mish për top” për protesta. Nuk kanë hall çerdhet dhe kopshtet, se Saliu me Ilirin aq sa paguan stadiumin e kishin bërë një çerdhe në Kavajë, aq sa paguan stadiumin e kishin bërë një shtëpi në Kavajë për tërmetin, aq sa paguan stadiumin e kishin bërë një pako për ata që ngelën keq nga pandemia. Por, në ditën e fatkeqësisë ishte Partia Socialiste, Edi Rama dhe Redi Krali që ndërtuan shtëpitë e reja, që ndërtuan shkollat e reja, që ndërtuan çerdhet dhe kopshtet e reja. Për çdo demokrat thirrja është mos mendo udhëheqësit, se udhëheqësit i kanë punët në terezi, mendo fëmijët e tu, që do të rriten në këtë qytet, në këto çerdhe, në këto kopshte, në këto shkolla. Ne ecim përpara me Redi Kralin dhe Partinë Socialiste”, përfundoi Veliaj.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 30/04/2023 18:02

    po shkon per vizite ne kavaje ky vueliaj se tiranen e ka bere det me pallate,,, palmat o erion mbillen afer detit pa prekur brezin e reres,,nuk mbillen palmat ne qytet se ato nuk bejne pike hijeje....kam qene ne kavaje ne korrik dhe. kam pare me syte e mi dy vajzave qe iu rane te fiket nga vapa....bejini qytetet te jetueshme me cesma uji kudo,, dhe shatervane ju vrafte zoti ishallah....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës