Finalja e Conference League/ Veliaj disburon fondin për FSHF: Me Dukën do t'i lëmë betejat për më vonë! Tirana po ecën në drejtimin e duhur

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velia foli për projektvendimin për të kaluar një fond special për organizimin e finales së Conference League në kryeqytet. Veliaj e cilësoi atë si një aktivitet të jahtëzakonshëm që do i shërbejë për mirë qytetit.

Ndërsa për skeptikët dhe histerikët, kryebashkiaku tha se faktet flasin ndryshe dhe se Tirana po ecën në drejtimin e duhur.  

“Ne do të kemi sot një projektvendim për të kaluar një shumë prej 41 milionë e 300 mijë lekëve për të siguruar transportin dhe dekorimin e qytetit për këtë aktivitet të jashtëzakonshëm, që gjithashtu i sjell shumë biznes qytetit Nuk është se kemi betejë vetëm me një personazh në FSHF, në kemi betejë me histerinë kolektive që na kaplon kur duhet të zhvillojmë këtë qytet. Ja ku erdhi dita që qyteti nuk ka më dhoma hoteli. Për të gjithë ata cinikë dhe skeptikë profesionistë që thonë çfarë na duhen këto kullat, ja ku jemi sot. Tirana nuk ka më dhoma. E keni vënë re që të njëjtat gazeta që thoshim që Kupa do shkojë në Athinë, janë të njëjtët ata që shajnë. Shumica e tyre nuk kuptojnë një gjë bazike, kur një hotel është futur në një shërbim global, siç është booking apo aplikacionet e tjera, ndërtesa dhe hipoteka mund të jetë e jotja, por e drejta e hotelit për të dale në treg, i është dhënë algoritmit që ka aplikacioni, pra të agjencive turistike që bëjnë prenotimet. Kjo kultura që ne shajmë veten tonë duhet të marrë fund. Janë të njëjtët këta që thonë po rritin çmimet. Pagesa që ne bëjmë për të sjellë 40 mijë deri në 100 mijë veta në fakt është një përqindje shumë e vogël e pagesës që ata do të lënë në qytetin tonë. Prandaj po e ofrojmë transportin me autobusë falas nga Rinasi në Tiranë, dhe për t’u siguruar që gjithë ato çartera që shumica vetëm do të zbrazen dhe do të parkohen në një aeroporti fqinj, se s’ka mundësi fizike aq shumë avionë sa do të vijnë. Pra do t’i gëzohemi sa më shumë suksesit”, u shpreh Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb