Veliaj në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit: Krenar që ky aktivitet mbahet në Tiranë, politikat tona kanë sjellë numër të lartë turistësh

Në fjalën e mbajtur në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, bashkëorganizuar për herë të parë në Ballkan me Organizatën Botërore të Turizmit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu krenarinë e tij për organizimin e këtij aktiviteti kaq të madh në kryeqytetin e vendit.

“Jam vërtet krenar për punën që ministrja jonë e Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe stafi i saj kanë bërë. Është një energji pozitive e jashtëzakonshme në Tiranë. Mezi pres që nga ky organizim, të kemi një eksperiencë se si mund të ndajmë së bashku paketën turistike, si mund të vizitojmë njeri-tjetrin më shumë, se si përpara se të mikpresim botën, të sigurohemi që mikpresim njëri - tjetrin dhe i hapim dyert njëri-tjetrin”, tha Veliaj.

Mandej, kryebashkiaku foli për arsyet që kanë çuar në numrin e lartë të turistëve në Tiranë. Ai tha se shpallja e Tiranës kryeqytet i evropian i Rinisë gjatë vitit të kaluar, ndikoi për të sjellë sa më shumë aktivitete dhe për t’u bërë një qytet shumë tërheqës për turistët Ai tha se politikat e transportit si dhe hapja ndaj tregjeve të ndryshme ka sjellë numër të shtuar të turistëve në Tiranë.

“Tirana këtë vit është Qyteti Evropian i Sportit, vjet ishte Kryeqyteti Evropian i Rinisë. E shfrytëzuam këtë mundësi për të sjellë sa më shumë aktivitete, për të prodhuar ekonomi e për t’u siguruar që imazhi i vendit dhe rajonit tonë lartësohet për t’u bërë tërheqës për vende të tjera. Sot jemi në një situatë ku politikat tona të transportit, siç ka qenë ndërtimi i aeroporteve të reja, ulja e tarifave në aeroportin tonë, apo hapja ndaj tregjeve të ndryshme, siç mund të jetë vendet e Egjeut apo Azia, ka prodhuar politika që kanë sjellë një numër të konsiderueshëm turistësh në vendin që dikur ka qenë më i izoluari në Europë”, tha Veliaj.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Think about: 05/04/2023 00:46

    O Lali Demagogu,duhet një Plan urbanistik transparent për Tiranën,duhet Një Studim LargPamës në respekt të Natyrës e Sportit..!Duhen Inxhinierë Pyjesh e Agronomë në Bashki,duhen ndërtuar Parqe e Hapësira Sportive e Publike!Gjerësia e Trotuarit duhet të jetë Standarte...e..

    Përgjigju
  • Turisti: 04/04/2023 14:22

    Lali Eri shume mire qe na flet per planet afatmesme dhe afatgjata te turizmit si dhe per te mirat qe ke bere duke nenshkruar tendera. Po per planet afatshkurtra nuk na fole se ke 8 vjet kryetar bashkie dhe akoma skemi nje stacion autobuzi per turistat ku ti ndalim dhe ku ti hipim. Apo ska rendesi le te vijne nga Kthesa Kamzes dhe nga TEG me autobuz linje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës