Veliaj në njësinë nr. 8: Do të rehabilitojmë infrastrukturën
TIRANË, 29 Maj /ATSH-Z.Tosku/- Rehabilitimi i të gjitha rrugëve të degraduara, vendosja në funksion të plotë e sistemit të kanalizimeve, rehabilitimi i shkollave, çerdheve dhe rikthimi i hapësirave publike, ishin zotimet e kandidatit të koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, në njësinë 8, në kryeqytet. Në aktivitetin e zhvilluar pasditen e sotme, kandidati […]
/ATSH-Z.Tosku/- Rehabilitimi i të gjitha rrugëve të degraduara, vendosja në funksion të plotë e sistemit të kanalizimeve, rehabilitimi i shkollave, çerdheve dhe rikthimi i hapësirave publike, ishin zotimet e kandidatit të koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, në njësinë 8, në kryeqytet.
Në aktivitetin e zhvilluar pasditen e sotme, kandidati i majtë theksoi se vetëm në njësinë 8 janë identifikuar 143 probleme, të krijuara gjatë katër viteve të fundit në kryeqytet.
Në lidhje me çështjen e infrastrukturës, Veliaj tha se "kemi identifikuar 6 hapësira parkimi të cilat do të çlirohen pas 21 qershorit. 11 hapësira publike do t'i kthehen fëmijëve të qytetit, pasi këta fëmijë të njësisë 8 do të marrin mbrapsht hapësirat që i takojnë".
Më tej, Veliaj shpjegoi se në 300 ditët e para të qeverisjes së tij, do të kryhen 22 ndërhyrje në njësinë 8, prej të cilave parësore do të jetë çështje e kanalizimeve, shkollave dhe çerdheve.
Sakaq, kandidati i majtë tha se "do të rikonstruktohet shkolla "Siri Kodra", Servete Maçi" dhe kopshti nr. 6, kopsht për të cilën janë ankuar shumë prindër për kushte të këqija dhe kjo do të shoqërohet edhe me ndërtimin e një kopshti të ri, në lagjen "Rruga 5".
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe deputeti socialist për Qarkun e Tiranës, Eduard Shalsi, i cili apeloi ndaj banorëve që të votojnë Erion Veliaj. "Ju do të votoni një Erion që është i gatshëm të përballet me sfidat, i aftë t'i japë zgjidhje problemeve. Ka një arsye pse Erion Veliaj do të jetë në krye të Bashkisë së Tiranës: Ai ka një plan të qartë për një të ardhme më të mirë dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Tiranës", apeloi Shalsi. /
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.2%
-
Të gabuar
23.1%
-
Nuk kam mendim
10.8%
Vota total: 1950
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koçiu: Shqipëria strehë e sigurt për familjen nga Gaza, trajtim shëndetësor për fëmijën 1 vjeç
16 Janar, 20:43
-
Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
16 Janar, 20:35
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Kina, përpjekje për t’u afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump
16 Janar, 20:21
-
Komisioneri për të Drejtën e Informimit takim me ambasadorin Gonzato, në fokus mbrojtja e të dhënave personale
16 Janar, 20:14
-
‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune
16 Janar, 20:04
-
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
16 Janar, 19:45
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar
16 Janar, 19:15
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë
16 Janar, 18:37