Veliaj: Në qershor Rita Ora dhe Ermal Meta ndezin sheshin Skënderbej në Tiranë

Veliaj: Në qershor Rita Ora dhe Ermal Meta ndezin sheshin Skënderbej në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Këtë verë Tirana do të jetë stacioni i yjeve të muzikës botërore. Në koncertin festiv të mbajtur dje në sheshin “Skënderbej”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dha lajmin e mirë se në kryeqytet do të vijnë disa artistë me famë botërore, të cilët do të performojnë për publikun shqiptar.

Kjo do të jetë një verë fantastike për Tiranën. Ndaj, është mirë që plazhin ta bëjmë në det, por ama mbrëmjet në Tiranë sepse do të kemi aktivitete pafund. Në datën 9 maj do të festojmë në shesh Ditën e Europës me një super koncert. Në 12 maj do të jetë Festivali i Ngjyrave te sheshi ‘Nënë Tereza”, ndërkohë që në datën 1 qershor do të vijë Ermal Meta.

Në datën 3 qershor do të jetë këtu Rita Ora. Por, meqë jeni kaq entuziast nuk po ju them surprizat e tjera të qershorit dhe korrikut, por e di që keni votuar pafund dhe do të bëjmë çmos që të gjithë artistët që janë në tur në Europë të kenë patjetër një stacion në Tiranë

Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë deklaroi se sikurse në këto tre vite Tirana ka njohur një transformim të thellë përmes punëve të shumta të realizuara, do të vijojnë edhe aktivitetet festive për gjallërimin e jetës artistike të kryeqytetit.

Ëndrra jonë është që të vazhdojmë edhe këtë vit siç kemi bërë këto 3 vjet me shumë punë, por dhe me shumë qejf. Ata që punojnë shumë, duan edhe të argëtohen

Erion Veliaj

Ndërkohë, nën moton “Bashkë me të rinjtë për Shqipërinë që punon”, Bashkia e Tiranës organizoi dje  pasdite një koncert në sheshin “Skënderbej”. Artistët më të mirë vendas elektrizuan qytetarët e shumtë që kishin mbushur  sheshin në një koncert të dedikuar për ta.

Disa nga zërat më të pëlqyer nga të rinjtë si: Ledri Vula, Arilena Ara, Yll Limani, Alban K. Ramosaj, Filloreta Raci, Argjentina Ramosaj, DJ ALDO ndezën mbrëmjen e djeshme sheshin më të madh të shqiptarëve me muzikën e tyre moderne.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre