Veliaj në Rrogozhinë: Berisha si pijaneci i lagjes, përgojon gjithë dynjanë! Iliri nuk del nga pishina e tij në Lalz

Veliaj në Rrogozhinë: Berisha si pijaneci i lagjes, përgojon gjithë dynjanë! Iliri nuk del nga pishina e tij në Lalz

Kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi nga Rrogozhina se vota në zgjedhjet e kësaj të diele është për të bërë më shumë punë të mira. Ai nënvizoi se Meta dhe Berisha e shohin pushtetin si plaçkë për interesat e tyre dhe jo për t’u shërbyer qytetarëve.

“E keni parë më Ilir Metën pas 14 Majit, pasi mbaruan zgjedhjet? Nuk e di ku është, por e sigurt që nuk është me popullin. Ai që tha do jem me popullin, ja ku është Kavaja. E keni parë Saliun t’i shërbejë popullit? E keni parë Ilir Metën të dalë nga pishina dhe t’i shërbejë popullit!? Se e duan si plaçkë, që të thonë që e kapëm edhe këtë. Nuk e duan për të shërbyer. Pushteti, bashkia, qeveria, këshilli bashkiak nuk është qëllim në vetvete si plaçkë, por është një instrument me të cilat ne ndërtojmë çerdhet dhe bëjmë punë. Ne e duam këtë mundësi për t’ i shërbyer për punë, jo për plaçkë”, tha Veliaj.

Drejtuesi politik solli shembullin e Kavajës, e cila pas ndërrimit të drejtimit është mbushur me plehra.

“Është në interes të Rrogozhinës të rrijë me Edi Ramën, me Partinë Socialiste, me Prefektin e Tiranës, me Kryetarin e Qarkut, me mundësitë që ofron kjo organizatë që drejtohet nga forca jonë politike, por që i shërben të gjithëve njësoj. E keni parë Saliun? I fitoi ai 4-5 bashki. Shiheni Kavajën, janë bërë plehrat mullar. Shkoni shiheni tani. Nuk kanë as fuqi të pastrojnë plehrat se nuk dinë ata të bëjnë punë”, shtoi ai. 

Duke u ndalur tek sulmet e Berishës, Veliaj nënvizoi se ka ikur koha e atyre që mendojnë se rruga e duhur është përça dhe sundo. Drejtuesi politik i qarkut Tiranë shtoi se PS është e vetmja forcë politike që ka si moto të saj punën dhe bashkimin.

“E keni parë Saliun përditë o merret me gruan e njërit, ose merret me fëmijën e tjetrit, ose merret me familjarët e tjetrit. Tamam si ata pijanecët e këqij, që rrinë te cepi i lagjes dhe i flasin gjithë dynjasë që kalon aty dhe përgojojnë gjithë dynjanë. Një pensionist i rrjedhur që sot nuk mban më gojën. Ai mendon se gjithë gratë janë si familja e tij. Ai merret me gjithë gratë e tjerëve sepse mendon se të gjithë janë si goca e tij, që e kishte 3 mln euro faturën për çdo biznes. Ata mendojnë se gjithë çunat e Shqipërisë janë si çuni i  tij, vrit njerëz në bulevard, vrit njerëz në Gërdec, hidh njerëz në erë. Ai mendon se të gjithë ne jemi përça dhe sundo. Ka një forcë, partia jonë, që ka bashkim, ka dashuri, ka punë, ka mirësi. Nuk funksionon përça dhe sundo në vitin 2023 dhe nuk funksionon goja e fëlliqtë në vitin 2023”, theksoi Veliaj.

Sa i përket kandidatit të opozitës, Veliaj deklaroi se lekët që ai po harxhon në këtë fushatë, do të ishte më mirë t’i kishte shpenzuar gjatë pandemisë ose tërmetit, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve.

“Ai Çimi i bixhozit, ju mendoni se po e ha meraku dhe po harxhon lekë se do t’i shërbejë Rrogozhinës? Ai e kishte mundësinë, të kishte harxhuar aq lekë sa po harxhon tani për një karrige. Të kishte ardhur bujrum pas tërmetit, kishim shumë nevoja. Sollëm kontejnerë dhe çadra, kishim nevoja, por nuk harxhoi jo miliona euro, por asnjë qindarkë se nuk do me ia dit për njerëzit. E do Rrogozhinën si plaçkë. Ne kishim halle. Ju kujtohet vaksina? Kam qenë këtu kur sollëm me Kryeministrin vaksinat, te qendra shëndetësore dhe u rreshtuan me radhë. Filluam me pensionistët që të vaksinoheshin”, tha Veliaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endi: 22/07/2023 05:17

    O erjon hajduti akoma verdalle ti? sti kan ven akoma byrzylyqet

    Përgjigju
    • Tahipi: 22/07/2023 11:00

      Po e pall gari, po ... ah medet !!!

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump