Veliaj në Rrogozhinë: Nuk i trajtojmë qytetarët si plaçkë! Do e mundim bindshëm bixhozxhiun e Saliut

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, denoncoi pazaret e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Rrogozhinës. Gjatë një takimi me banorët në Kryevidh, ai tregoi një mesazh që kishte marrë nga kandidati i opozitës dhe theksoi se PS nuk bën pazar me askënd dhe se fuqia e saj janë njerëzit.

“Ky që kemi përballë, më çoi fjalë para disa ditesh, më tha: ‘Kam harxhuar shumë në fushatë, po m’i kompensuat, unë iki vetë’. I them atij që më çoi mesazhin: Së pari, unë s’kam bërë kurrë pazar, se as kam mundësi, as nuk dua ta kem këtë mundësi për të bërë pazar. Së dyti, unë besoj se trimat rrinë në luftë deri në fund. Së treti, unë besoj se atë burrë, që e trajton Rrogozhinën si një markatë kecash, që i blen votat si të jenë keca, do ta mundim me një fitore të pastër. Ne nuk jemi parti pazaresh. Fakti që ai po kërkon pazar, do të thotë se nuk i ka ikur mentaliteti i bixhozxhiut, si ish drejtues i lojërave të fatit”, u shpreh Veliaj. 

Ai shprehu bindjen se PS më 23 korrik do të marrë një fitore të pastër. “E dini si sillet bixhozçiu? Çdo bixhozxhi i rrahur mendon se te dora e radhës do kompensojë ato që ka humbur më përpara. Pastaj, te dora tjetër do kompensojë edhe këtë që humbi. Te dora tjetër pra, ai thotë: ‘Humba dorën e parë, humba edhe një tufë me lekë në gjykatë’, se mendonte që gjykata do ia jepte aforfe, ‘humba edhe kësaj here’. Përgjigjjaa ime nga Kryevidhi është: Nuk ka pazare se ne jemi një forcë që nuk bën pazare me jetën e njerëzve, as me projektet e njerëzve, as me votat, as me fatet e njerëzve. Ne do ta mundim 8-2 siç i ka hije Partisë Socialiste. Nuk ka pazar me matrapazët, nuk ka pazar me bixhozzhinjtë, nuk ka pazar me ata që djegin shtëpinë e tyre. Pra, meqë e donte përgjigjen nga unë, po ia jap live: Ne pazar me bixhozxhinjtë, që e trajtojnë miletin si plaçkë për t’ia çuar Saliut dhe për t’i thënë - “ja i bleva kecat” - nuk bëjmë”, nënvizoi Veliaj.  

Ai u shpreh se PS ka zgjedhur rrugën e së vërtetës, duke komunikuar me qytetarët.

“Pas të dielës vjen e hëna dhe të hënën duhet të matesh me premtimet. Është më e mirë t’u thuash njerëzve të vërtetën, kjo bëhet, kjo s’bëhet, kjo është e mundur, kjo s’është e mundur, që të kemi mundësi të hënën ta shohim njëri-tjetrin në sy. Për të gjitha gjërat që themi, ato do të bëhen dhe të gjitha gjërat që bëhen janë pikërisht sepse i kemi thënë në fushatë”, theksoi Veliaj.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leka: 19/07/2023 15:02

    Kur flet dhe ky që ka administratën më të fëlliqur siç është dhe vet. Nuk lanë fond pa e zhvatur dhe del me ca foto " botoxi" duke përdorur dhe imazhin e fëmijëve sipas qejfit.

    Përgjigju
  • halla esma: 19/07/2023 14:23

    euroopa te pezulloje fondet e ipardit .mor shkerdhate.jepni doreheqjen mor hajduta...

    Përgjigju
  • nick: 19/07/2023 13:06

    o mashtrus ordiner,o burri k..do tvi dita edhe ty si shokve.o i perdor i dit tbardh ske per tpa ne jet. hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës