Banka Botërore vlerëson Shqipërinë si histori suksesi në reformat strukturore dhe e ka çelur me shembullin e Shqipërisë Samitin global të rinisë, ku sot mori pjesë edhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj. Tema e Samitit të Rinisë 2014 që po mbahet në Uashington, SHBA, është nevoja për një qeverisje të hapur dhe të përgjegjshme dhe rritje e përfaqësimit të të rinjve në proceset e qeverisjes.
Në diskutimin hapës me të rinj nga vende të ndryshme të botës, të cilët ndoqën punimet e Samitit, Veliaj vuri në dukje disa nga reformat kryesore që ka ndërmarrë deri tani Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, veçanërisht ajo e pensioneve dhe e reduktimit të abuzimeve me ndihmën ekonomike dhe PAK.
Duke u fokusuar në nevojën për të pasur një qeveri sa më transparente dhe të hapur ndaj publikut, Ministri Veliaj u tha të rinjve se është në të mirën e qeverive për të qenë sa më informuese dhe përfshirëse për publikun. “Detyra e politikës është që të votohet nga populli. Sa më transparent të jesh, aq më shumë mbështetje do të marrësh. Më mirë të të ‘akuzojnë’ se e informon më shumë se ç’duhet publikun, se sa për mungesë transparence”, tha Veliaj.
Ai tha se të rinjtë duhet të përfshihen sa më shumë në qeverisje sepse vetëm kështu do të kenë mundësinë që të ndryshojnë axhendën e politikës dhe të ndikojnë në proceset vendimmarrëse. Ndërsa qeveritë, sipas tij, duhet t’i përfshijnë të rinjtë për të njëjtën arsye sepse çdo vendim që refuzohet nga shoqëria në tërësi, fillimisht refuzohet nga të rinjtë.
“Duke përfshirë të rinjtë në proceset vendimmarrëse, qeveria rrit mundësitë e saj që vendimet të pranohen edhe nga e gjithë shoqëria”, tha ai. Sipas z. Veliaj, qytetarët duhet ta trajtojnë qeverinë si shtëpinë e tyre të përbashkët, ndërsa qeveria nuk duhet të ketë frikë nga transparenca për publikun.
Ky është viti i dytë që Banka Botërore, në bashkëpunim edhe me Zyrën e të Ngarkuarit me Punë për Rininë të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, mirëpret Samitin e Rinisë, i cili u ndoq nga afër edhe Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com