Kryebashkiaku Erion Veliaj ka thënë në seancën në Gjykatën Administrative se Tirana tashmë nuk është pastruar më e se askush nuk firmos në bashki vendime pas izolimit të tij me firmë të prokurorit të SPAK, Ols Dado.

Dado kërkon në Administrative pavlefshmërinë e emërimit të Dados si prokuror, për të cilin tha se nuk e ka bërë Shkollën e Magjistraturës, por sot arreston njerëz. Veliaj tha në seancë se "kuzhinieri është bërë pilot."

“Ky është Ols Dado. Pra Kuzhinieri është bërë pilot. Sot nuk firmos më njeri ne bashkinë e Tiranës se thonë kur një njeri që punonte edhe të dielën është në burg pse te firmosim. Nuk është hapur asnjë kopsht. Kanë ngelur. Edhe plehrat janë rrugëve.  Buxheti u dogj se nuk firmos më njeri, nuk firmos më dreka për fëmijët në shkolla. Qyteti po shkonte si Artemis dyshi lart tani ka një klimë terrori”, mësohet të ketë thënë Veliaj në seancë, raporton gazetarja e Report Tv Keti Banushi.


Lajmi kryesor:

Padia/ Veliaj: Dado u emërua në shkelje, sot arreston njerëz! Gjykata: Padisni edhe KLP! Presidenca: Për prokurorin, në arkiv vetëm 1 shkresë e dekreti (VIDEO)