Veliaj në SPAK, deputeti i PS: Mbështesim institucionet e pavarura! Beqiri: Protesta para prokurorisë, e dënueshme! Kthupi: Lajm i mirë që u thirr nga drejtësia

Kryebashkiaku Erion Veliaj u paraqit dje në SPAK (30 prill), ku ka folur rreth 8 orë për inceneratorin e Tiranës. Për mediat Veliaj tha se ishte aty si bashkëpunëtor për të treguar gjithçka, ndërsa nuk i kurseu fjalët më të mira për SPAK-n. I ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv, deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi, tha se PS ka detyrimin që të mbështesë institucionet e pavarura.

‘Mu duk reagim krejt normal. Kryetari i bashkisë është në krye të detyrës bën punë e tij. Vetëm këtu në Shqipëri gjykohen se çfarë bëri gjykata, prokuroria e SPAK. Jemi para një situate ku ka disa akuza dhe kryetari i bashkisë së Tiranës ka se çfarë tu tregojë qytetarëve të Tiranës se çfarë do të bëj. Kur drejtësia godet nga ana kundërshtare është drejtësia e mirë dhe kur godet nga ana jonë është drejtësi e keqe. Kjo është e njëjta drejtësi. Këtu për 30 vite vetëm drejtësi nuk ka pasur. Ne kemi detyrimin të mbështesim institucionet e pavarura. Ai ka shkuar me kërkesë dhe ka dhënë disa informacione. Kemi detyrimin ligjor nëse na thërrasin.’- tha Krashi.

Nga ana tetër, avokati Idajet Beqiri, u shpreh se dje u panë dy botë, njëra botë që ulërin ndaj drejtësisë dhe tjetra që respekton ligjin. Beqiri u shpreh se protesta e Rithemelimit ditën e djeshme para SPAK, kundër veliajt është e dënueshme dhe mund të konsiderohet si presion ndaj drejtësisë.

Beqiri tha se Veliaj është thirrur nga Prokuroria e Posaçme si person që ka dijeni.

‘Ka dhënë shpjegime në komisionin hetimor ato kanë edhe vlerë. Mbi atë bazë ka ndërtuar edhe pyetjet.  Ose bën kallëzim ose i thua SPAK. Mbasi t’i thua dhe kërkon e ke dijeni për një vepër penale, mund ta kërkosh dhe SPAK e vlerëson. Ai është thirrur atje.

Më e rëndësishme janë dy qasjet dy botët e ndryshme në këtë vend. 1 botë, bota vjetër që nuk e do ligjin dhe ulërin kundër SPAK dhe që nuk lë gjë pa thënë dhe që kur dalin andej dalin me një gjuhë të papranueshme në çdo aspekt. Ata dalin me protesta me ulërima që është bota Berisha-Meta e përmbysur e vdekur dhe bota tjetër që është bota e ligjit e respektimit të ligjit, të shtetit.

Protesta e djeshme kur Veliaj shkoi atje është e dënueshme. Nuk ndodh kurrë në asnjë vend të botës para këtyre organeve që janë të pavarura dhe këto konsiderohen si presione. Që Unë dua patjetër që ti ta fajësosh këtë!. Në këto protesta venë elementë që janë të inkriminuar vetë. Shkoj si person që ka dijeni për një vepër penale. Ky person është thirrur nëse ka dijeni për këtë fakt’.’- tha Beqiri.

Sakaq eksperti për çështjet ligjore në PD-së, Rezart Kthupi, tha se është lajm i mirë për drejtësinë që thirret kryetari i bashkisë së Tiranës në SPAK.

‘Është krejt normale të shkosh para institucioneve të drejtësisë. Komisioni Hetimor parlamentar fakton nëse ka shkelje apo jo. Nuk ka qenë palë me drejtësinë. Gjithë dëshmitë e tij. Thirret apo nuk thirret mund të shkosh te deponosh deklarata e tyre me shkrim, fakti që u thirr është një fakt shumë i mirë për drejtësinë.’- tha Kthupi.

Ndërsa Arian Galdini, tha se mesazhi i Veliajt pasi doli nga SPAK, tregonte se ai po bashkëpunonte me prokurorinë.

‘Kur ai tha fola me kolegët dhe jam bashkëpunëtor ky është një mënyrë për të kodifikuar një mesazh që unë jam bashkëpunëtor.’- tha Galdini.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Një tjetër mandat 9-vjeçar për prokurorët e SPAK? Shumica dërrmuese e qytetarëve janë pro

Sondazhi i Report Tv/ Një tjetër mandat 9-vjeçar për prokurorët e SPAK? Shumica dërrmuese e qytetarëve janë pro