Në intervistën e dhënë për Report Tv, Erion Veliaj, drejtuesi politik i PS-së për Qarkun Tiranë thotë se forca e tij politike dallon nga kundërshtarët për vetë faktin se vendimet merren në mënyrë unanime sipas tij dhe jo nga 'dhëndurët dhe kunetërit', duke ironizuar kështu PD-në. Veliaj foli për strategjinë e përdorur nga PS në hartimin e listave.
"Strategjia ka qenë që në kufirin ndarës të vendosim figurat tona më të spikatura. Bë Durrës dhe në Vlorë është Kryeministri Rama, në Tiranë është Pandeli Majko, Gramoz Ruçi është i 10 në Fier, Taulant Balla në Elbasan. Ne nuk po bëjmë atë që bën PD, 'të futen udhëheqësit një herë pastaj në djall të tjerët'. Ne shpresojmë në Tiranë të tejkalojmë 19 mandate, ama jo 19 të parët. Është publiku ai që vendos. Ne jemi familja më e madhe dhe më e hapur e politikës shqiptare. Vetëm pas një debati morëm një vendim unanim për të çuar listën në KQZ. Kështu nuk ndodhi në PD-në, fshehurazi, në një parti ku vendosin kunetërit dhe dhëndurët. Kjo na dallon nga PD, që kemi frymë debati të shëndetshëm dhe parime. Imagjinoni PD-në që nuk çon dot një liste 'exel-i'tamam. Di të them që Edi Rama ka treguar gjithnjë se secili prej anëtarëve të familjes sonë mbetet i dobishëm, edhe në mandatin e kaluar shumë shërbyen në detyra të ndryshme. Qeveria është shumë më e madhe se Parlamenti. Në një familje të madhe ka gjithnjë vend për të gjithë. Unë jam gati të vë bast që secili prej figurave të konsoliduara i kalojnë mbi 10 mijë vota", tha Veliaj.
Lajmi kryesor:
Veliaj për Report Tv: PD të njëjtat fosile, te LSI emra të dosjeve të SPAK! Listat të hartuara nga dhëndurët e kunetërit e Gjiri i Lalzit! PS, kandidatë me vlera
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
27.9%
-
Të gabuar
54.7%
-
Nuk e di
17.4%
Vota total: 86
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nisin punimet për fazën e dytë të TEDA Tirana, Veliaj: Do punësohen 5-7 mijë persona
23 Janar, 14:53
-
'Po talleni me njerëzit, 700 kW janë pak', Rama iu përgjigjet komentuesve: Ulëm çmimin e energjisë si askush rrotull nesh! Kush fiton pak, paguan më pak
23 Janar, 11:50
-
Muzeu Etnografik i Krujës, tradita kulturore përjetësohet me anë të teknologjisë VR
23 Janar, 08:40
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes! Portet të mbyllura për anijet ruse deri kur të vihet paqja e drejtë
22 Janar, 14:34
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
Shqipëria pjesë e 'FITUR 2025' në Madrid, panairi më i madh i turizmit në botë
22 Janar, 08:20