Veliaj për Report Tv: PD të njëjtat fosile, te LSI emra të dosjeve të SPAK! Listat të hartuara nga dhëndurët e kunetërit e Gjiri i Lalzit! PS, kandidatë me vlera

TIRANË- Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht drejtues politik i qarkut, Erion Veliaj, lista e PS-së për kandidatët për deputetë është një 'listë vlerash'.

Nuk ka të njëjtën mendim për listën e PD dhe LSI-së, të cilat i komenton me ironi. Emrat e demokratëve i quan 'fosile', e ndërsa emrat e LSI-së, 'si të inkriminuar' që kanë dosje në SPAK.

I ftuar në Report Tv, ai ka bërë edhe një analizë të plotë të listës së socialistëve, të cilën e ndan në 3 blloqe kryesore.

“Nuk ka asnjë dyshim që e vetmja forcë që sjell ndryshime, që provokon debat, që sjell risi, është Partia Socialiste dhe Edi Rama. Për këtë jemi të gjithë dakord. Nga PD-ja nuk patëm asnjë surprizë, të njëjtat fosile të vjetra. Nga LSI-ja nuk patëm asnjë surprizë, ishte gjithë lista e SPAK-ut, që kandidonte. Siç kishim parashikuar. Ndërkohë që unë besoj që lista e vlerave ishte lista e PS-së. Lista jonë është e ndarë në 3 kategori, lista e Tiranës me 36 mandate, në 3 kategori dhe respekton parimin e atyre që kanë qenë modelet humane pozitive, njerëzore, të këtyre betejave të kohës sonë, të cilat do karakterizojnë këtë mandat, pra gjithë tema e vaksinimit dhe tema e rindërtimit do jenë një pjesë e rëndësishme e këtij mandati”, u shpreh Veliaj.

Duke ironizuar PD-në, Veliaj thotë se ndryshe nga partitë e opozitës ku u marrin vendimet 'dhëndurët dhe kunetërit' në PS debatet janë konstruktive dhe vendimet janë unanime.

Listën e opozitës, Erion Veliaj e konsideron një tallje me qytetarët shqiptarë. Sipas tij qytetarëve me Sali Berishën u kujtohet njerëzve 97, piramidat, agresione, dhe të thuash që ndryshimi do të vijë me Berishën, me Dash Shehin, me Nard Ndokën është të tallesh me njerëzit.

Kujtojmë se Partia Socialiste i ka vënë vetes një objektiv të rëndësishëm në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit, nga 18 deri në 20 mandate. Tirana do të kryesohet nga Najada Çomo dhe Luljeta Bozo, dy figura që kanë luajtur një rol thelbësor në përballimin e dy fatkeqësive me të cilat u përballë vendi, pandemia dhe tërmeti. 

VIDEO/Intervista e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:31
Veliaj: Pse opozita kërkon mandatet që i dorëzoi vetë? Kanë humbur besimin

 

Drejtuesi Politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për Report TV tha se opozita nuk duhet t'u kërkojë qytetarëve mandatin, pasi ato vetë e dorëzuan. Ai shtoi se në ndryshim nga kundërshtarët, nuk takojnë qytetarët 1 herë në 4 vjet, kur ka zgjedhje, por janë në kontakte të vazhdueshme gjatë gjithë kohës.

"Nuk më rezulton një deputet të ketë munguar në zonë. Porosia e Ramës është që të gjithë të jenë në terren dhe jemi partia më e disiplinuar për prezencën në terren, dalin edhe përtej mandatit të tyre, e kanë shumë të fortë lidhjen, nuk e lë punën për gjysmë, por shkojnë përtej. Opozita kërkon mandatet, po pse do dicka që e la vetë, e kanë humbur besimin ndërsa ne kemi qenë çdo ditë në terren", tha Veliaj.

Ora 13:04
Veliaj: Listat e PD e LSI të bëra gati në Gjirin e Lalzit nga kunetërit dhe dhëndurët! Tallje me qytetarët

 

Listën e opozitës, Erion Veliaj në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut për Tiranën, tha se është një tallje me qytetarët shqiptarë.

"Me Sali Berishën, u kujtohet njerëzve 97, piramidat, agresione, dhe të thuash që ndryshimi do të vijë me Berishën, me Dash Shehin, me Nard Ndokën është të tallesh me njerëzit. Listat e PD caktohen te Gjiri i Lalzit me kunetërit dhe dhëndurët. Janë bërë bashkë republikanët me monarkistët, kjo është një tallje, janë bërë bashkë figura më të shëmtuara, më vjen keq që kundërshtari është në këtë derexhe. Nuk e marr afrore, edhe pse kemi një kundërshtarë të lodhur, më duket sikur LSI e bëri listën te shpallet e personave që janë me dosje në SPAK, LSI  e ka humbur si xhaferri simite", tha Veliaj.

Ora 12:48
Veliaj: Në Tiranë i kalojmë 19 mandate! Çuam listën në KQZ pas debatit dhe votimit unanim, nuk jemi si PD ku vendosin kunetërit dhe dhëndurët

 

Në intervistën e dhënë për Report Tv, Erion Veliaj, drejtuesi politik i PS-së për Qarkun Tiranë thotë se forca e tij politike dallon nga kundërshtarët për vetë faktin se vendimet merren në mënyrë unanime sipas tij dhe jo nga 'dhëndurët dhe kunetërit', duke ironizuar kështu PD-në.  Veliaj foli për strategjinë e përdorur nga PS në hartimin e listave.

"Strategjia ka qenë që në kufirin ndarës të vendosim figurat tona më të spikatura. Bë Durrës dhe në Vlorë është Kryeministri Rama, në Tiranë është Pandeli Majko, Gramoz Ruçi është i 10 në Fier, Taulant Balla në Elbasan. Ne nuk po bëjmë atë që bën PD, 'të futen udhëheqësit një herë pastaj në djall të tjerët'. Ne shpresojmë në Tiranë të tejkalojmë 19 mandate, ama jo 19 të parët. Është publiku ai që vendos.  Ne jemi familja më e madhe dhe më e hapur e politikës shqiptare. Vetëm pas një debati morëm një vendim unanim për të çuar listën në KQZ. Kështu nuk ndodhi në PD-në, fshehurazi, në një parti ku vendosin kunetërit dhe dhëndurët. Kjo na dallon nga PD, që kemi frymë debati të shëndetshëm dhe parime. Imagjinoni PD-në që nuk çon dot një liste 'exel-i'tamam.  Di të them që Edi Rama ka treguar gjithnjë se secili prej anëtarëve të familjes sonë mbetet i dobishëm, edhe në mandatin e kaluar shumë shërbyen në detyra të ndryshme. Qeveria është shumë më e madhe se Parlamenti. Në një familje të madhe ka gjithnjë vend për të gjithë. Unë jam gati të vë bast që secili prej figurave të konsoliduara i kalojnë mbi 10 mijë vota", tha Veliaj.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21