Në intervistën e dhënë për Report Tv, kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur i bindur se PS-ja do të marrë një mandat të tretë, kjo sepse sipas tij vendi ka nevojë për një qeverisje dhe një kryeministër si Edi Rama. Ai ka bërë edhe një krahasim me atë se çfarë ndodhi në Liban. Ai thotë se Rama, me atë që përfaqëson arriti të mblidhte më shumë ndihma për tërmetin, se shteti i Libanit pasi është shumë e rëndësishme se kush e drejton një vend.
"2020 do më gjej në fushatë, se unë jam përditë në fushë. Se unë nuk mendoj se fushata është që të ngjitesh në podium dhe të shah dynajnë apo të vësh gjoba për vila si në det si në lagjet ekskluzive. Fushata më e mirë është punë. Besoj se Rama dhe PS do kenë një mandat të tretë se Shqipëria ka nevojë për një mandat të tretë të PS dhe të Ramës. Ka nevojë për rindërtimin, dhe nuk më rezulton se ka njeri në opozitë që di ta bëjë këtë se kur e kishin bashkinë e Tiranës të paktën nuk do u ngecte Sahati dhe do të ndërtonin një shkollë. Kështu që dikush që e kupton rindërtimin, dikush që është vlerësuar si kryebashkiaku më i mirë në botë, si Edi Rama. Le të bëjmë një krahasim, s'dua të bëj krahasime për fatkeqësitë, por që tregon për peshën e atij që drejton. Në Liban ndodhi një fatkeqësi e madhe në Liban dhe tërmeti në Shqipëri. Rama arriti të ngrinte 3-fishin e fondeve. Që do të thotë ka shumë rëndësi se kush e drejton. Nëse një ditë do të dalë vaksina dhe do ketë një garë mes kombeve, një lider si Rama do e sjellë më shumë shpejt vaksinën, se një tjetër që njeriu më të famshëm dhe të fortë që njeh është kunati i tij. Na duhet një lider që e njeh rindërtimin, urbanistikën, që ka respektin e botës, është kryetar i OSBE. Është mik personal me shumicën e kokave të saj. Shqipëria ka nevojë për një mandat të tretë të Edi Ramës dhe të PS. Është një forcë di të rindërtojë, që është një forcë që sa herë e ka marrë vendin nga shkatërrimi i piramidave dhe nga tërmeti, ka qenë zgjuar në orën 03:54 kur ka rënë tërmeti dhe kështu ka qenë zgjuar sa herë që ka pasur një sfidë. Jam e bindur që do të jetë forcë e parë, por punojmë fort që të jemi bindëse, pa bishta, pa kompromise, nëse këta po e bëjnë këtë gjë në opozitë, imagjinoni në qeveri. Dilni përpara dhe shikoni bashkinë e Tiranës, një parking me biçikleta dhe shikoni parkingun e PD si një auto sallon 'Range Rover" dhe aty e kuptoni se ato nuk e dinë varfërinë apo hallet e njerëzve dhe as nuk kanë dëshmuar që dinë të bëjnë shtet. Jo me fjalë për me punë që Rama të jetë kryeministër në mandatin e tretë", tha Veliaj.
Lajmi kryesor: