“Nesër transporti publik për gratë dhe vajzat e Tiranës do të jetë falas", është kjo dhurata e Bashkisë së Tiranës për gratë e kryeqyteit me rastin e 8 Marsit.
Kryebashkiaku Veliaj e bëri këtë deklaratë gjatë aktivitetit te Liceut ku foli për fillimin e ndërtimit të shkollës “Kosova” dhe uroi mësuesit për festën e 7 Marsit.
“Mësueset tona janë heroina, shumë faleminderit ju duam shumë, gëzuar festën. Nesër kemi edhe një feste tjetër dhe Bashkia e Tiranës nesër për të gjitha gratë dhe vajzat që përdorin transportin publik do jetë falas”, tha Veliaj.
I shoqëruar nga disa nxënës Veliaj uroi mësuesit dhe shprehu dëshirën që në 7 Marsin e ardhshëm shkolla ku ai ka studiuar të jetë përfunduar.
“Sot po rri aty ku kam pasur bankën dhe klasën. Do ndërtojmë shkollën Kosova tre herë më të madhe se ishte. Dua shumë që në 7 marsin e ardhshëm që bashkia të ketë mbaruar shkollën dhe ju të na mbani një koncert këtu. Ne kemi projektuar 20 sholla në Tiranë, disa kanë mbaruar të tjera po bëhen dhe besoj se pas kaq vitesh po i kthejmë dinjitetin shkollës sonë, shkollës Kosova”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku theksoi se “Kosova” u dogj që të ndërtohej një pallat, por falë ndihmës dhe fondeve të qeverisë për shpronësimet dhe ndërtimin nga e para tashmë kjo shkollë do jetë sërish në shërbim të nxënësve.
“Ky nuk mund të jetë një qytet ku digjet një shkollë për të bërë një pallat. Të gjithë e dimë se kjo shkollë u dogj dhe u përgatit që të ndërtohej një pallat. Besoj se Tirana ka pot pallate dhe do ketë por kurrsesi nuk do prishim shkolla për pallate. Falenderoj Edi Ramën dhe Lindita Nikollën, ne të shkollës Kosova ju jemi mirënjohës që gjetëm fondin për të shpronësuar këtë hapësirë dhe fondin për ta ndërtuar nga e para, faleminderit xhaxhi Edi, faleminderit teta Lindita”, u shpreh Veliaj.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO