Veliaj nga Zall-Herri: Zgjidhni atë që nuk na la vetëm në kohë tërmeti dhe pandemie

I shoqëruar nga kandidati për deputet i PS-së Xhemal Qefalia, drejtuesi i fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, ishte sot në Zall-Herr.

Veliaj i bëri thirrje banorëve që të t’i besojnë edhe një mandat të tretë Edi Ramës sepse ai është njeriu që dëshmoi me vepra se iu gjendet qytetarëve jo vetëm në ditë të mira, por edhe në ditët më të vëshira.

“Njerëzit e jashtëzakonshëm i zbulojmë në çaste të vështira, ata janë miqtë më të mirë të jetës, që i kemi më pranë zemrës. E deshi historia që të na përballte me disa sfida, që nuk i kishte në dorë qeveria, për të kuptuar se kush janë njerëzit e mirë, ata që i zgjidhin problemet. Ishte ky moment kur ne zbuluam se Edi Rama mund të ndërtonte shtëpitë, se Edi Rama mund të sillte vaksinën, se Edi Rama mund të ndërtonte infrastrukturën dhe se Edi Rama mund të na bashkonte të gjithëve, përtej bindjeve tona, për të ecur përpara,” tha Veliaj.

Së bashku me kandidatin e PS, Xhemal Qefalia, Veliaj kërkoi nga qytetarët të mos votojnë më për ata që i zë stresi dhe braktisin punët.  Nga ana e tij, Qefalia shprehu bindjen se Partia Socialiste në Zall-Herr do të thyejë rekord në këto zgjedhje.

“Këtë energji duhet ta përkthejmë në një votë të fuqishme. Mos të ndahemi! Mos të copëzohemi! Mos ta shpërdorojmë votën! Jam i bindur se Zall-Herri do thyejë rekord, ashtu siç ka thyer rekord për të ndërtuar të gjitha shtëpitë e reja të dëmtuara nga tërmeti”, tha ai.

 

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot