Veliaj nxjerr fotot e Teatrit të degraduar: Pse seksioni i kulturës në parti duhet ta mbajnë këtë vend peng akoma!

Veliaj nxjerr fotot e Teatrit të degraduar: Pse seksioni i kulturës në parti duhet ta mbajnë këtë vend peng akoma!

TIRANE - Pas zhvillimeve më të fundit në Teatrin Kombëtar, ku artistë e punonjës të administratës së bashkive të djathta të mbështetur edhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, hynë brenda sallës së shfaqjeve, vjen një tjetër reagim nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një postimi në Facebook, ai ka ironizuar hyrjen me forcë të Bashës dhe drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve të Kamzës brenda ambienteve të teatrit, duke theksuar se këtë gjë po e bëjnë nga halli.

Veliaj thotë se për Tiranën e së ardhmes, projektet në kryeqytet duhet të vijojnë, dhe se Pazari i ri, Parku i Liqenit, Shkolla “Kosova”, Bulevardi i Ri janë një garanci për këtë. 

“Shumë mirëkuptim për Lulzim Bashën dhe Ujësjellësin Kamëz që prej hallit po futen në teatro, ku s'kanë shkelur kurrë më parë - kërcejnë nga belaja. Por pse duhet fëmijët e këtij vendi të rriten në këtë karakatinë e të mos kenë të njëjtën cilësi teatri si shkolla “Kosova”, “Pazari i Ri”, apo Parku i Liqenit? Shihni vetë, e gjykoni nëse ja vlen që PD dhe seksioni i kulturës në parti duhet ta mbajnë këtë vend peng akoma!!!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj. 

Sakaq, përmes disa fotove të publikuara në Facebook, Veliaj tregon gjendjen e degraduar në të cilën ndodhet godina e Teatrit Kombëtar.

Ora 13:14
Veliaj publikon fotot e Teatrit të degraduar
  • G.M./b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • alket shehu: 26/07/2019 13:23

      Pse nuk e miremban ti o mbetje radioaktive? Mos ndoshta duhet te na shtosh nje takse te re si ajo e infrastruktures arsimore? Kryebashkiaku me hajdut dhe me arrogant i te gjitha koherave.Mira ja beni ketij populli injorant dhe pa dinjitet.

      Përgjigju
    • USA: 26/07/2019 13:06

      Po sikur Francezet te mendonin si ju ç'do ndodhte me notre damen qe u dogj.Shkaterrojeni do klithte I gjati.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      20 Nëntor, 13:18

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Renditja/ Fitojnë Flamurtari dhe Besa, vlonjatët në krye të Kategorisë së Parë! Tri pikë edhe Kastrioti e Burreli

    Renditja/ Fitojnë Flamurtari dhe Besa, vlonjatët në krye të Kategorisë së Parë! Tri pikë edhe Kastrioti e Burreli