‘Zyrtarët e PD komunikim me artistët’/ Veliaj nxjerr mesazhet 'Do flasë Neritani, nëse nuk i jep fjalën bëni sherrrrr'
Protesta e aktorëve të Sindikatës se Artistëve dhe aktivistëve te shoqërisë civile të cilët janë kundër një godine të re të teatrit duket se ka prapavijë politike.
Mesazhet për skenarin gjatë dëgjesës
Protesta e aktorëve të Sindikatës se Artistëve dhe aktivistëve te shoqërisë civile të cilët janë kundër një godine të re të teatrit duket se ka prapavijë politike. Aktori Neritan Liçaj pas fjalës në dëgjesën e organizuar nga Veliaj u shpreh kundër shembjes së godinës dhe u largua në mënyrë demonstrative. Ndërsa Veliaj u shpreh se kishte parë SMS-të që partia sipas tij i çoi Liçajt dhe shtoi se do i publikonte.
Disa minuta pas deklaratës së Veliajt, bashkia e Tiranës shpërndau për mediat fotot e dy SMS-ve që sipas saj tregojnë se Sindikata e Artistëve merr urdhra nga zyrtarë të PD-së për të prishur dëgjesën. ‘Nga mesazhet e fotografuara qe avokatja militante e PD, Mirela Jorgo, i dërgonte zyrtarëve të PD duket qartësisht se si ishte inskenuar gjithçka, duke nxjerre zbuluar planin e PD për prishjen e dëgjesës. Taulanda Jupi, një nga koordinatoret e protestës se çadrës së Partisë Demokratike, i dërgon urdhra me SMS përmes Mirela Jorgos, duke u kërkuar që të ndërhyjnë dhe të marrin nën kontroll situatën dhe te prishin dëgjesën” thotë Bashkia e Tiranës.
Mesazhet e publikuara nga bashkia e Tiranës dhe koordinatorja e PD Taulanda Jupi
Mirela Jorgo
Pas mesazheve të shpërndara nga bashkia e Tiranës, ka reaguar Partia Demokratike që i hedh poshtë duke i mohuar. Sipas selisë blu, personi që komunikon në bisedë nuk ka asnjë funksion në PD.
PD hedh poshte me neveri lajmet e fabrikuara nga Erion Veliaj dhe te shperndara ne median e kontrolluar prej tij se PD urdheron artistet per qendrimet e tyre. Zonja qe komunikon ne biseden e pergjuar nga kamera e Erion Velise nuk ka asnje funksion ne Partine Demokratike. Fabrikimi i lajmeve per te identifikuar qendrimin e artisteve si nje akt partiak eshte perpjekje mjerane e Erion Velise dhe Edi Rames per te perçare artistet. PD inkurajon dhe eshte ne krah te çdo artisti qe refuzon te behet pjese e pazareve te pista te Erion Velise per shembjen e Teatrit Kombetar dhe ndertimit te kullave te korrupsionit ne territorin e Teatrit Kombetar!
Reagimi i PD
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3828
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
300 pemë të reja i shtohen parkut të Liqenit të Farkës, Veliaj: Investimet e bashkisë kanë rritur vlerën e pronës
14 Janar, 14:55
-
Protestat te Bashkia, Veliaj-opozitës: Atyre nuk u numërohen vilat! Ia kam kushtuar jetën Tiranës, 2025 viti i reformave
11 Janar, 13:44
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
Skiatorja Lara Colturi u rendit e dyta në Botërorin e Skive, Veliaj: 100 mijë euro shpërblim nga bashkia e Tiranës
9 Janar, 19:43
-
MEKI reagon për lirimin e Bashës, komandohet përkohësisht regjisori Indrit Çobani: Do çelet procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të Teatrit Kombëtar
9 Janar, 15:27
-
VKM/ Altin Basha shkarkohet nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, dyshohet se abuzoi me fondet! Për Report Tv: S’kam asgjë për të thënë! Komandohet i riu
9 Janar, 14:01
-
Hetimet për Erion Veliajn, biznesmeni Elman Abule thirret në SPAK
9 Janar, 11:20
-
'Ura për Shqipërinë 2030', Rama: Zhvillojmë pronën shtetërore, s’paguajmë më qira! 25 institucione akomodim në kulla, shteti në këmbim të pronës merr zyrat
9 Janar, 10:35
-
Gjimnazistët ekselentë në Këshillin Bashkiak, Veliaj: Burim frymëzimi
7 Janar, 15:42
-
Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët! U kursejmë 192 mijë lekë në vit gjysheve dhe gjyshërve
5 Janar, 15:31
-
Speciale/ Komedia, zhanri më i preferuar nga publiku! Rekordet e shikueshmërisë në teatrin shqiptar i ruan ‘Pallati 176’
1 Janar, 15:55
-
Erion Veliaj pret në shesh Vitin e Ri me artistët e qytetarë: Progresin e Tiranës s'e ndal askush! Më pak stërkëmbësha e më shumë punë
1 Janar, 01:56
kete budallaqen avokate do ta bej luli ministre drejtesie kur te vij ne pushtet pas 40 vitesh
Përgjigju