“Kjo është një javë ku qyteti sërish mirëpret protestën e radhës. I lus organizatorët e protestës, që të mos jetë sërish një protestë vandale! Ne nuk do të hezitojmë që të penalizojmë sërish cilindo që shkul një pllakë, që vjedh një pusetë, cilindo që pret një pemë ose që dëmton dekorimet në qytetin tonë. Në qytet, gjërat bëhen në bashkëpunim” ka thënë Veliaj.
Deklaratën Erion Velialj e bëri gjatë inspektimit të punimeve që po kryhen në rrugën “Don Bosko” në të cilën dy ditë më parë u hoq dhe zhvendos shtylla e tensionit të lartë gjysma e së cilës ishte në rrugë. Sipas Veliajt, kjo zhvendojse do të pasohet me ndërhyrjen që do të realizohen në drejtim të investimeve për trotuaret.
“Bashkia do të vazhdojë investimet në rrugën “Don Bosko” me të njëjtin standard me të cilin ka investuar në rrugën paralel që është rruga “Dritan Hoxha”. Ne do të kujdesemi që 190 milionë lekë të investohen në trotuaret e rrugës “Don Bosko” (ju e dini fare mirë që një pjesë e përmbytjeve të Tiranës shkaktohen në këtë rrugë), do të sigurohemi që të ndërhyjmë edhe në kanalizime, për t’u siguruar që ka një lidhje të kolektorëve të ujit”, u shpreh Veliaj.
Ndërkohë, drejtori i OSHEE, Adrian Cela, tha se, vërtetë po bëhen investime, por primare është edhe jeta e qytetarëve. Ai ka shtuar se, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, gjatë muajit të kaluar janë spostuar 6 shtylla të tilla që ishin kthyer në “gangrenë” në akset rrugore të qytetit, ndërkohë që kanë mbetur edhe dy shtylla të tjera në zonën e Freskut të cilat do të spostohen këto ditë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)